Babacan: Emri i Maqedonia të mos
pengojë integrimin,ndryshe humbet

Babacan: Emri i Maqedonia të mos<br />pengojë integrimin,ndryshe humbet
I pranishëm në samitin e vendeve të Europës Juglindore (SEECP) të mbajtur sot në Tiranë, Zëvendës Kryeministri Turk, Ali Babacan duke ju referuar ngjarjeve në Kumanovë, theksoi se ato lanë një shijë të hidhur, ndaj është e nevojshme kalimi i tensionet politike përmes metodave demokratike, dialogut, respektit reciprok dhe duke gjetur zgjidhje politike.

Më tej ai tha se është shumë e rëndësishme që Maqedonia të dalë nga kjo situatë pasi rrezikon të humbasë rrugën në errësirë, dhe kjo, sipas tij arrihet me krijimin e një axhende serioze për integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO, e cila do ndihmonte në zbutjen e tensionit në vend
 
 
“BE nuk do të jetë e plotë nëse nuk integrohet dhe Turqia. Natyrisht që do të jetë vendim i politikave të Bashkimit Evropian që të pajtohen me këtë vendim herët a vonë. BE duhet të jetë e hapur për të gjithë Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh dhe historinë plot luftëra të Evropës . Kështu që politikanët duhet të bëjnë të pamundur për t’i integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane duke i tërhequr ato në gjirin e tyre dhe kjo është për të siguruar paqe në një rajon që dikur ka qenë i trazuar me konflikte. Dua të tërheq vëmendjen për sa i përket brishtësisë së ngjarjeve të fundit në rajonin tonë siç janë ato në Maqedoni. Ngjarjet e Kumanovës na lanë një shije të hidhur dhe të habitur. Duhet t’i kalojmë tensionet politike përmes metodave demokratike, dialog , respekt reciprok dhe duke gjetur zgjidhje politike. Dialogu ka vazhduar dhe në Strasburg, ka pasur dhe një debat të tejzgjatur sa i takon emrit të Maqedonisë por kjo nuk duhet të bëhet më pengesë për integrimin e vendit në NATO dhe BE, duke pasur parasysh dhe vendimin më të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare në vitin 2012. Maqedonia duhet të shoh dritë në fund të tunelit përndryshe mund të humbasë rrugën në errësirë, dhe kjo është një mundësi serioze duke krijuar një axhendë serioze për integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO, do ndihmonte për të zbutur tensionet në vend. Ne duhet të punojmë që kufijtë të humbin kuptimin e tyre”, - tha Babacan

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë