TIRANE - Banda e “Babagjyshave” grabitës, të cilët një vit më parë në prag Krishtlindjesh kryen grabitjen e famshme të argjendarisë në qendrën tregtare TEG, është shpërbërë. Katër anëtarë të saj rezultojnë në pranga, 1 i vdekur dhe 3 të shpallur në kërkim. Ndërhyrja e policisë dhe hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të mundur që të shmangin planin e bandës të koduar “Babagjyshi 2” ku ideatori dhe kreu i saj rezulton Ilir Kupa, i cili nga burgu ku vuan dënimin me 8 vite për armëmbajtje pa leje me telefon dirigjonte grabitjen e radhës.
...
Një vit pas grabitjes spektakolare pasditen e 24 Dhjetorit 2013 në qendrën tregtare "Tirana East Gate", policia ka mundur të zbardhë të gjithë skemën, të konsideruar si vjedhja më profesionale në vendin tonë, si dhe të arrestojë 3 nga autorët, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë është zbuluar se grupi kriminal përbëhej nga 8 persona dhe drejtohej nga Ilir Kupa, shqiptari i arrestuar më 25 janar në Yrshek të Tiranës dhe i kërkuar nga shteti grek për arratisje nga burgu dhe një sërë veprash të tjera kriminale. 28-vjeçari, i mbijetuari i betejës disa javore me policinë dhe ushtrinë greke, mohoi publikisht të ishte i përfshirë në grabitjen e 24 Dhjetorit, por ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje dhe u dënua nga Gjykata e Tiranë me 8 vjet burg.
Por versioni i Kupës për hetuesit dhe Policinë e Shtetit rezultonte të ishte i pavërtetë, paçka se për afro një vit ishte e vështirë për të provuar të kundërtën. A1Report ka mundur të mësojë se gjurmimi drejt bandës ka nisur në muajin Nëntor të këtij viti ku në një komunikim telefonik të përgjuar ndërmjet Kupës dhe njërit prej anëtarëve të bandës është mësuar një plan për të realizuar një tjetër grabitje spektakolare të koduar “Babagjyshi 2”, sërish në prag të krishtlindjeve.
Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me seksionin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit kanë mbajtur nën vëzhgim prej nëntorit Agustin Kolën (te arrestuar te marten ne Fush-Kruje) ku nga takimet e tij me anëtarët e tjerë është arritur të identifikohet banda.
4 grabitës të premten në gjyq..."Babagjyshët”: Zbatonim urdhrat e Kupës
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1Report se 4 prej të prangosurve mes tyre dhe Ilir Kupa pritet që të premten të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe vjedhje me dhunë, ku 3 të arrestuarit e parë kanë pranuar grabitjet duke pohuar se zbatonin planet e Kupës.
Banda e "babagjysheve" me 8 anetare, 3 ende ne kerkim
Me operacionin “Babagjyshi” është bërë i mundur arrestimi i Agustin Sulës, Hajdar Sefës (Xhaka), Julian Qerushajt ndërsa i konsideruar si kreu i bandës Ilir Kupa ndodhet në burg. Në kërkim janë shpallur 3 anëtarët e tjerë, Fatmir Pjetri 28 vjeç nga Tirana, Dritan Kola 36 vjeç nga Shkodra dhe Saimir Kala 31 vjeç nga Kurbini. “Babagjyshi” i 8 i bandës së kupës rezulton të ketë humbur jetën në një grabitje të realizuar muaj në parë në Dibër të Madhe në Maqedoni, aty ku banda mori dhe goditjen e parë. 35 vjeçari nga Elbasani u vra në Dibër të Madhe
Nje nga të arrestuarit si pjesë e bandës së grabitësve, Dritan Kola, është vëllai i Marian Kolës, i vrarë nga policia greke gjatë arratisë nga burgu helen në fundit e korrikut të vitit të kaluar, ngjarje nga e cila mundi të shpëtonte Ilir Kupa.
(Video, momentet e shoqërimit në komisariat i një prej babagjyshëve) Foto
"Babagjyshet", grabitje ne 3 minuta dhe pa viktima
Një sërë grabitjes të ndodhura në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër rezultuan të kishin një të përbashkët, dhe ajo ishte mënyra e grabitjes, pa lënë gjurmë, pa lënë viktima dhe kohën prej 3 minuta që janë realizuar nga keqbërësit.
Ndër një sërë grabitjesh që rezulton të kenë kryer “babagjyshat” bën pjesë dhe ajo ndaj biznesit Loto sportive e deputetit Mark Frroku si dhe zyrat e financës së koncensionarit të Benzit.
Policia i kthen pronarëve sendet e grabitura, sekuestrohen pasuritë e “babagjyshëve”
I njëjti burim konfirmoi për A1Report se sendet me vlerë që i janë sekuestruar bandës, shumë shpejt do t’i rikthehen personave që kanë rënë pre e grabitjes, ndërsa të gjitha pasuritë e anëtarëve të bandës, por dhe familjarëve të tyre do të sekuestrohen.
Zbulimi dhe arrestimi...2 anëtarë të grupit kriminal në hetim prej dy muajsh
Agustin Sula nga Durrësi, dhe Hajdar Xaka nga Kruja, janë dy personat që mbaheshin nën vëzhgimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda prej më shumë se dy muajsh. Ata rezultojnë të jenë autorët e një grabitjeje në Dibër dhe survejimi për ta ka marrë shkas pikërisht nga ajo grabitje. Gjatë hetimeve ka rezultuar i përfshirë në grupin e tyre edhe 29 vjeçari nga Borizana e Fushë-Krujës, Julian Qerushi. Ky i fundit ishte person i skeduar, pasi rezultonte i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Njëkohësisht, hetimet për një sërë grabitjesh argjendarish kanë nxjerr edhe emrat e personave të tjerë të dyshuar si anëtar të grupit, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër ndalimi. Mirëpo, policia gjatë tentativës për t’i arrestuar ka mundur të prangos Agustin Sulën, ditën e martë, në makinën e Julian Qerushit, ndërsa orëve të para të së djeshmes është bërë e mundur të arrestohet edhe Xaka. Policia mësohet se është përballur paraditen e së martës me Julian Qerushin në aksin Kamëz - Fushë-Krujë, në mjetin e të cilit gjendej edhe djali nga Berati, Sula. Në post-bllok, ai ka mundur t`i ikë policisë dhe t`iu besojë makinën me të gjithë, shokun dhe sendet personale.
Ai ka ikur në këmbë, për t`u arrestuar mbrëmjen e djeshme në Unazën e Re në Tiranë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim, Dritan Kola, 36 vjeç, Saimir Kala, nga Laç, 31 vjeç, dhe Fatmir Pjetri, nga Puka, 28 vjeç. Të gjithë personat e përfshirë në grupin kriminal janë persona të dënuar për grabitje, përjashto laçjanin, Saimir Kala. Në grup mësohet se bënte pjesë edhe Miljan Elezi (Artur Tafani), djali nga Elbasani, i cili u vra gjatë grabitjes së argjendarisë në Dibër të Madhe në korrik. Ai u braktis i vdekur, ndërsa policia maqedonase arriti të identifikonte viktimën, që ishte lënë në mjetin që ishte grabitur në hyrje të Maqedonisë.
Të arrestuarit
Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për vepren penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy shtetasve në Durrës si dhe i dënuar në Greqi per vjedhje me armë.
Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shendetit.
Julian Qorushaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më pare për vjedhje.
Ndërkohë një tjetër pjesëtar i grupit, Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.

(Në foto: I arrestuari Agustin Sula) FOTO

(Në foto: Miljan Elezi (majtas) dhe Ilir Kupa (djathtas) FOTO
Janë shpallur në kërkim pjestarët e tjerë të grupit kriminal:
Fatmir Pjetri, 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Dritan Kola, 36 vjeç, banues në Shkoder, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Saimir Kala, 31 vjeç, banues në Kurbin.
Një nga pjestarët e këtij grupi kriminal, Artur Tafani, është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.
/Shqiptarja.com

VIDEO
burgu: Grabitje për Krishtlindje