Elbasan/ Zhduket 50-vjeçari, nisin kërkimet për gjetjen e tij! Babai denoncoi në polici: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Elbasan/ Zhduket 50-vjeçari, nisin kërkimet për gjetjen e tij! Babai denoncoi në polici: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Policia Elbasan

Një 75-vjeçar në Elbasan ka denoncuar zhdukjen e të birit, A.J., 50 vjeç. Mësohet se i moshuari ka kallëzuar një ditë më parë në policinë e qytetit se i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Mësohet se kanë nisur kërkimet për gjetjen e 50-vjeçarit.

Sakaq, Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar pasi u kap me armë sportive dhe lëndë narkotike.

Në hetim nga policia është edhe një 50-vjeçar me një 18-vjeçar për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", pasi janë kapur duke prerë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndër 58-vjeçari me inicialet B.L., është proceduar penalisht pasi akuzohet për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës", pasi është kapur në afërsi të digës së Banjës, duke djegur një sasi gomash të përdorura dhe materiale drusore për prodhimin e gëlqeres.

Njoftimi i Policisë
Posedonte armë sportive dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Procedohen penalisht 3 shtetas, për krime kundër mjedisit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sporteve", shtetasin E. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetasit A. P., 50 vjeç dhe N. P., 18 vjeç, banues në Shtepanjë, Cerrik, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", pasi janë kapur duke prerë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u procedua penalisht shtetasi B. L., 58 vjeç, banues në fshatin Shtepanjë, Cërrik, për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës", pasi është kapur në afërsi të digës së Banjës, duke djegur një sasi gomash të përdorura dhe materiale drusore për prodhimin e gëlqeres.

Më datë 24.01.2022, shtetasi K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se se djali i tij, shtetasi A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa.  Po punohet për gjetjen e tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor