TIRANE-Prelë Daka, babi i Agim Dakës, i cili është vetëvrarë në zyrën, Artan Cukut, në vitin vitin 2005, deklaron se “Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e ish-shefit të policisë Artan Cuku”. Prele Daka gjatë fjalës së tij përpara kamerave i rikthehet edhe një herë ngjarjes ku pohon se nuk e beson se djali i tij vrau veten, por nuk ndalet gjatë në këtë pjesë, teksa e konsideron çështjen të mbyllur.

“Është vrarë në zyrën e tij djali im, me pistoletën e tij. Thonë se i ka marrë pistoletën shefit të krimeve dhe ka vrarë veten, por unë prapë nuk e besoj. E dyta, ne i kemi mbyllur të gjitha hesapet. Kanë ardhur, kanë bërë benë dhe sipas zakoneve jemi pajtuar. Nuk kemi ndonjë gjë në këtë drejtim si ata si ne. Prej 12 vitesh e kemi mbyllur konfliktin me këtë familje", thotë ai.
 
Të njëjtën bindje shpreh edhe nëna e Bujar dhe Florin Dakes, e cila shprehet se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish shefit të policisë së Vlorës.

“Ka 12 vite që e kemi mbyllur konfliktin. Jemi pajtuar me atë familje dhe nuk kemi gjë te keqe me të, besoj se as ata nuk kanë me ne”, është shprehur nëna e Dakës. 

 Për vrasjen e Artan Cukut, Policia ka shoqëruar edhe dy vëllezërit e Agim Dakës, i cili vrau veten me pistoletën e kryekomisarit në 2005-në.

Vëllezërit e Agim Dakës janë shoqëruar fillimisht në Policinë e Shkodrës dhe më pas janë sjellë në Tiranë, për t'u marrë në pyetje nga hetuesit.

Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e Artan Cukut, duke deklaruar se historia është mbyllur 12 vjet më parë, kur edhe u regjistrua ngjarja e rëndë në zyrën e ish-kryepolicit i cili në atë kohë mbante detyrën e Shefit të Krimeve. 

Ndërsa në një intervistë për Report Tv edhe prindërit e Dakës kanë deklaruar se ajo çështje është mbyllur sipas Kanunit dhe nuk kanë asnjë konflikt me familjen Cuku.




Vëllezërit e Dakës: E kemi mbyllur atë histori që në vitin 2005"
“E kemi mbyllur atë histori që në kohën kur ndodhi ngjarja. Komisiari na ka sqaruar ngjarjen dhe ne e besuam. Vëllai ynë vdiq dhe nuk nuk kishin përse të hakmerreshim pasi u takuam me Artan Cukun dhe ai na shpjegoi të gjithë historinë”, janë shprehur vëllezërit e Agim Dakos para hetuesve në Policinë e Tiranës.

Pasi janë marrë në pyetje, ata janë liruar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Ndërkohë burime të report TV bëjnë me dije se dy vëllezërit e Agim Dakës kanë qënë në banesat e tyre ditën e shtunë, kur ndodhi edhe vrasja e Artan Cukut.

Pak ore pas vrasjes mafioze ne mes te Tiranes, ku u ekzekutua ish-kryepolici Artan Cuku, Policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij.

Merret në mbrojtje familja e Artan Cukut
Shërbime të policisë së Tiranës janë vendosur në ruajtje të banesës së ish-kryepolicit Artan Cuku.

Mesohet se Policia do të jetë në mbikëqyrje të banesës se tij deri sa të përcaktohet pista e ngjarjes.

Artan Cuku u ekzekutua me 5 pplumba mbrëmjen e të shtunës pranë banesës së tij te rruga e "Kosovarëve", në Tiranë.

Dosjet sekrete që rihapi Artan Cuku në Vlorë në Fier
Mes pistave që Policia dhe Prokuroria po heton për vrasjen e Artan Cukut, është edhe një dosje që ish-drejtori i Vlorës ka rihapur me iniciativën e tij.
 
Bëhet fjalë për përplasje me armë që ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur “Pusi i Mëzezit”. Grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës ishin përplasur fillimisht në Spanjë dhe më pas në Vlorë.
 
Dosja ishte e mbyllur por ka qenë Artan Cuku ai që rihapi hetimet, çka solli më pas edhe arrestimin e një personi.
 
Pak ditë pas kësaj ngjarje, ish drejtori i Policisë së Vlorës është kërcënuar me jetë.
 
Ndërkohë kur ka qenë në strukturat e Fierit Artan Cuku ka rihapur një tjetër dosje të mbyllur. Në atë kohë filluan hetimet për një grup kriminal që vepronte jashtë shtetit, por që pastronte paratë në Fier.
 
Edhe në këtë rast Policia dyshon se mund të ketë persona që janë hakmarrë ndaj Artan Cukut.

Vrasja në vetëm 40 sekonda, mbi Cukun u qëllua 5 herë
Në më pak se 40 sekonda, dy atentatorët kanë qëlluar 5 herë mbi ish-drejtuesin e policisë Artan Cuku duke i marrë jetën.
 
Mes Cukut dhe atentatorëve që sipas dëshmitarëve kishin dialekt veriorë ka pasur fillimisht një përplasje fizike e më pas ata e kanë qëlluar duke e vrarë.
 
Hetuesit kanë mundur të ndërtojnë identikitin e njërit prej autorëve i cili i veshur sportive dhe me një kapele të bardhë në kokë është larguar me vrap nëpërmjet rrugës "Gjin Kuqali" e cila kryqëzon me rrugën "Marko Bocari" dhe ku është fiksuar për herë të fundit nga kamera e sigurisë.

Cuku u përlesh me autorin, bashkëshortja pa vrasësin
Mes Cukut dhe atentatorëve që sipas dëshmitarëve kishin dialekt veriorë ka pasur fillimisht një përplasje fizike e më pas ata e kanë qëlluar duke e vrarë.
 
Ndërkohë, mësohet se bashkëshortja e ish-kryepolicit ka parë vrasësin teksa largohej pas kryerjes së krimit.