"Na kanë vendosur tritol te shtëpia dhe lokali. I lutem qeverisë, ministrit të Brendshëm, të ndërhyjnë dhe të mos çojnë në vrasje të mëtejshme", u shpreh ai.
Duke iu referuar atentatit të dy ditëve më parë ndaj djalit të tij në burgun e Vaqarrit, Daci thotë se i arrestuari Ergys Kolaveri është ndihmuar nga disa persona. "Nuk janë vetëm anëtarë të familjes Kolaveri autorët e ngjarjes. Kanë qenë 3-4 veta. Është dhe familja Ceka", thotë ai.
Ai pranoi se djali i tij ka vrarë një vit më parë Valmir Kolaverin, por shton se institucionet ligjzbatuese duhet të hapin dosjen e kësaj vrasje. "Krimin e ka kryer Gazmiri. OPr unë kërkoj hapjen e dosjes pasi do të dalin të tjera të vërteta se si ka ndodhur ngjarja. Të shihen kamerat që kanë filmuar momentin e krimit", tha Daci.
Gazmir Daci ndodhet ende në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës për krimin e kryer.
Ndërkohë, Xhelal Daçi, ashtu si i biri i tij, Gazmiri, ndodhet pas hekurave për armëmbajtje pa leje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com