Në një postim në facebook klubi i futbollit të Kosovës FC Vëllaznimi lajmëron se ka bërë zyrtare Kryetarin e Klubit i cili është Agim Cana.

Ky lajm ka qarkulluar para pak ditësh por sot është bërë gjithçka zyrtare. Agim Cana, i cili është babai i ish kapitenit të Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, ka zënë vendin e Shkëlzen Gashit.

Ish kryetari do të mbetet pjesë e klubit futbollistik të Vëllaznimit i cili do të jetë president nderi, ndërsa klubi nga Gjakova për momentin ndodhet në vendin e nëntë në Superligë.

agim cana

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com