Babai i Playboy-t, Hugh Hefner, 86-vjeçar është rikthyer me një prej dashurive të vjetra të tij, “lepurushen” Crystal Harris, 26 vjeç, plot 60 vjet më e vogël se ai. Hefner dhe Harris ishin ndarë vitin e shkuar, pesë ditë nga ceremonia e tyre e martesës. Çifti ishte fejuar në dhjetor të vitit 2010 dhe pas dy viteve lidhje kishin vendosur të bënin hapin e madh. Më pas menjëherë erdhi vendimi i papritur i Harris për të bërë mbrapsht. Ndarja u bë publike nga vetë Hefner në rrjetin social “Twitter” në po të njëjtën mënyrë që ai zgjodhi edhe për të publikuar rilidhjen.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com











