Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24

Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24

Artan dhe Myrto Uzuni

Artan Uzuni, i ati i Myrto Uzunit ka bërë një reagim të gjatë dhe të fortë kundër trajnerit Sylvinho, paçka se emrin e trajnerit nuk e përmend.

Lënia jashtë e sulmuesit nga Euro 2024, sipas tiij nuk është për zgjedhje teknike, pasi ata ia "fshinë emrin" beratasit, pasi ai rrezikoi dhe luajti në fushë i dëmtuar dhe me këpucët "dy numra më të mëdha" në transfertën e fituar 1-3 kundër Ishujve Faroe, duke asistuar, paçka se i ishte thënë se nuk do luante pasi rrezikonte karrierën nga një dëmtim i pësuar pak ditë para asaj ndeshje. Pikët ishin deçizive dhe tanët shkuan në finalet e Euro 2024, ku Uzuni nuk u grumbullua.

Reagimi i plotë:

"Këto janë prapaskenat që Uzuni u la jashtë EURO 2024 dhe jo ato justifikime, se gioja Uzuni nuk mbron, jo se gjoja UZUNI prish grupin, jo se UZUNI ishte i dëmtuar. Uzuni edhe në ndeshjen me Ukraiëen ka luajtur i demtuar dhe nuk e vuri kurrë në dyshim, sepse te ajo fanellë vlen edhe me shumë se karriera e tij. Ai e vuajti racizmin ne Greqi, ndaj flamuri kombëtar ishte i vetmi frymëzim për të.

 Po sjell edhe dicka tjetër në vëmendjen e këtyre që shajnë edhe vjellin vrer për Uzunin; në datën 17.06.2023 u ndeshëm me Moldavine dhe fituam 2-0. Në atë ndeshje, Uzuni u dëmtua në kyçin e dorës, edhe në tendinën e Akilit në këmbë. Mbas dy ditesh, Shqipëria kishte ndeshjen e radhës për eleminatoret e EURO 2024 me Ishujt Faraoe. Trajneri ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024, i tha Uzunit se të dua me vete në pankine. Duke e ditur dëmtimin e rënde që kishte Uzuni, i tha se nuk do të të rrezikoj edhe më shumë, nese e kemi rezultatin në favor.

 Unë e dija dëmtimin e rëndë që kishte Uzuni dhe i thashë mos shko, por djali më tha: KOMBl MBI GJITHÇKA! Dhe fluturoi me ekipin, pa marrë parasysh dëmtimin. Të gjithë jeni dëshmitare çfarë ndodhi atje, ne pjesën e pare rezultati ishte ne favorin tone 2-1, në pjesën e dytë presioni i vendasve po shtohej dhe po na rrezikonin për ta barazuar ndeshjen. Ky trajner qe ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024 e thirri UZUNIN dhe i tha: nuk kam çfarë të bëj, po na rrezikojnë. Dhe UZUNI hyri në lojë në minutën e 70-të, bile pa këpucet e tij, por me nje pale këpuce 2 numra me te medhenj, sepse punëtori i federates nuk ia kishte marrë këpucet Uzunit. Në minutën e 76-të rrëmbeu nje top nga mesi i fushës dhe vrapoi në drejtim të portës kundërshtare, ndonëse këpucet gati sa nuk po i fluturonin nga këmbet, hyri në zonë, por nuk gjuajti vete, sepse nuk është egoist, apo përcares grupi, asistoi Muçin, i cili shënoi golin e trete.

Ndeshja përfundoi 3-1 për ne, por nese ndeshja do te dilte 2-2, ndoshta nuk do te ishim pjese e atij Euriopiani. Djersen dhe sakrificen e tij askush nuk e vleresoi, ia shperblyen duke e FSHIRE nga lista e EURO 2024. Për shkak te kesaj ndeshje dëmtimi i tij u agravua edhe më shumë, duke i rrezikuar karrieren.

UZUNI me pas ka luajtur 4 muaj me gjilpera. Ky eshte UZUNI, qe e konsideron si gjene me te shtrenje flamurin dhe ekipin kombetar. Duhet ta dini te gjithe JU, qe shani, JU te MJERE qe shpifni dhe baltosni, ju gazetare dhe portale te shitur tek ai qe paguan me shume.

Duhet ta dini se UZUNI nuk ka nevoje per reklamen e kombetares, sepse cdo jave e ka reklamen ne gazetat me te medha sportive ne Spanje, ashtu sic e kishte ne Hungari, por edhe ne Kroaci. Te gjithe keta qe shajne e vjellin vrer per te nuk jane aspak me patriote se UZUNI. Kete e trgon me se miri SHQIPONJA ne gjoksin e tij, qe eshte me e madhe se ajo ne FLAMUR, pervec sakrificave qe ka bere per KOMBETAREN", shkruan i ati i Uzunit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ersa: 23/11/2024 23:52

    Shumë humbje e madhe për kombëtaren shqiptare të mos ketë në radhët e saj këtë futbollist të talentuar.

    Përgjigju
  • SHKLQIM KORRO: 22/11/2024 17:45

    Hallall qumështi i shqipes! Uzuni është një djalosh dhe lojtarë shumë cilësorë dhe energjikë Një lojtar i shqipes që di të bëjë mirë çdo gjë sa herë lozë në fushë. Një lojtar që s'duhet të mungojë as një minutë nga fusha ! Jemi me fat që e kemi!

    Përgjigju
  • Liri: 22/11/2024 17:22

    Ta bekofte Zoti ate djale. Je I nderuar.

    Përgjigju
  • Ik mo vrks: 22/11/2024 15:25

    Uzuni yt me kombetaren sjep asgje ndersa te granada gjysmat e golave i ka me penallti, se cfar kerkon ti. Thuaj shyqyr tu bo djali futbollist se ka shume talente se skan patur fatin dhe djali yt pa talent u be futbollist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë