Babai i xhihadistit: S'do derdhja
pikë loti nëse vritej për Kosovën

Babai i xhihadistit: S'do derdhja<br />pikë loti nëse vritej për Kosovën
PRISHTINE - Babai i xhihadistit 19-vjeçar nga Gjilani i Kosovës, i cili gjeti vdekjen dy ditë më parë gjatë një beteje në Irak, thotë se nuk do të kishte derdhur asnjë pikë loti për të birin nëse do të kishte dhënë jetën në luftë për territoret shqiptare. 

Në një rrëfim për Koha Ditore, babai i Patriot Matoshit shprehet:  “Ta kish dhënë jetën për luftën, për territoret shqiptare, unë asnjë pikë loti nuk e kisha derdhë”.

Për vdekjen e të birit, i cili luftyonte për Xhidah (luftë të shenjtë në emër të Allahut), Ramadan Matoshi bën fajtor imamin e një xhamie në Gjilan, si person që e ka nxitur për të shkuar në luftë. 

Ai kërkon nga shteti i Kosovës që të zbulojë se si djali i tij ka arritur të shkonte deri në Turqi dhe kush ia kishte mundësuar udhëtimin. 

Matoshi, i cili ka studiuar në Medresenë “Alauddin” iu ishte bashkuar luftëtarëve shqiptarë fillimisht në Siri para disa muajsh, ndërkohë që ka pasur një kohë aktive duke marrë pjesë në shumë aksione. Beteja në Irak ishte e fundit për të teksa gjeti vdekjen nga një plumb snajper në fytyrë. 

matoshi dhe muhaxheri

Shqiptari nga Kosova, Patriot Matoshi, ishte krahu i djathtë i shqiptarit tjetër xhihadist, Lavdrim Muhaxheri, shqiptarit të shumëkërkuar nga organet e rendit, për terrorizëm Jo vetëm kaq, por që të dy ishin shumë pranë njëri-tjetrit, aq sa edhe bombat artizanale, i ndërtonin së bashku.  19-vjeçari ishte një ndër xhihadistët më aktivë në rrjetet sociale, i cili herë pas here, postonte, fotografi gjatë sulmeve të tyre.

matoshi dhe muhaxheri

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje