'Babai im do t'ju gjejë', fjalët e fundit të studentes greke të vrarë! Prokurorja: 23-vjeçari shqiptar u përdor si karrem

'Babai im do t'ju gjejë', fjalët e fundit të studentes greke të vrarë! Prokurorja: 23-vjeçari shqiptar u përdor si karrem

Të mërkurën është zhvilluar seanca e radhës në Greqi për ngjarjen makabre të vrasjes së studentes Eleni Topaloudi, ku dy të pandehurit janë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 23 vjeç.

Në sallën e gjyqit prokurorja e çështjes Aristotelia Doga kërkoi që dy të rinjtë të shpallen fajtorë për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 23-vjeçare. Sipas prokurores dy autorët i kishin ngritur një kurth studentes.

Sipas saj, qëllimi ishte që ta çonin Elenin në vilën e 23-vjeçarit grek, ku aty do të abuzonin me të seksualisht dhe më pas do ta vrisnin për të fshehur provat. Dhe kështu ndodhi. Eleni Topaloudi ishte përdhunuar dhe dhunuar fizikisht, e më pas ishte hedhur e gjallë në det pranë shkëmbinjve, e për pasojë humbi jetën.

Prokurorja tha se shqiptari Luca kishte shërbyer si 'karrem' në këtë ngjarje. Ai ishte takuar me vazjën dhe kishte nisur njohjen me të. Prokurorja theksoi se shqiptari nuk vjen nga një familje e pasur, dhe ai ishte përdorur deri diku nga shoku i tij grek që të joshte studenten Eleni Topaloudi. Ndërsa familja e 23-vjeçarit grek Manolis Koukouras është një nga familjet e pasura të ishullit Rodos.

Pasi ishin njohur dy autorët kishin organizuar një takim me studentet, të cilën e kishin ftuar për një shëtitje me makinë. 23-vjeçarja mendonte se ishte thjeshtë një xhiro, por sipas prokurores, plani i dy të rinjve ishte që ta çonin në shtëpinë e grekut Manolis Koukouras.

Gjatë fjalës së saj në gjyq, prokurorja la të nënkuptohej se janë bërë përpjekje për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë kur dosja ishte në duart e oficerit të policisë gjyqësore në ishullin Rodos, ku dhe ndodhi ngjarja. Ndër të tjera, ajo fajësoi prindërit dhe gjyshen e 23-vjeçarit grek.

“Ju keni rritur një fëmijë përbindësh”. Me këto fjalë ju drejtua prokurorja babait të 23-vjeçarit grek Manolis Koukouras, duke e paralajmëruar se do të kërkojë që të nisin hetime edhe ndaj tij dhe gjyshes së të riut, pasi beson se ata kanë qenë në dijeni të krimit të rëndë.

Ndër të tjera prokurorja e çështjes pretendon se dy djemtë e akuzuar për vrasjen e studentes, ishin të vendosur për ta vënë në zbatim planin e tyre.

“Ata kishin një plan për ta përdhunuar, dhe do ta përdhunonin edhe sikur të ishte e vdekur. Eleni rezistoi, nuk pranoi, ajo luftoi. Ajo nuk u dorëzua përpara këtyre kriminelëve dhe e pagoi me jetën e saj. Njëri nga të pandehurit e mbante, dhe tjetri e rrihte,”-tha prokurorja Doga në seancës gjyqësore, duke sqaruar se rezistenca e Elenit provokoi acarimin e dy të rinjve, të cilët menduan se ajo do t’i denonconte. Prandaj vendosën ta lidhnin dhe ta hidhnin të gjallë në det.

Përpara se ta hidhnin në det, sipas prokurores, vajza u ishte drejtuar djemve duke iu thënë: “Babai im ka për t’ju gjetur”.

Deklaratat e forta në gjyq të prokurores u kundërshtuan nga dy të pandehurit, të cilët ja hedhin fajin njëri-tjetrit sikurse kanë bërë që prej momentit kur u arrestuan. Të dy pranojnë pjesëmarrjen në krim, por nga ana tjetër të dy mohojnë që të kenë abuzuar seksualisht me studenten dhe ta kenë vrarë.

Një javë më parë, në seancën pararendëse, shqiptari Luca kishte deklaruar se 'faji i tij i vetëm është që nuk bëri asgjë për të mbrojtur vazjën, ndërsa për ngjarjen ishte i detyruar, duke pretenduar se greku e kishte kërcënuar'.

Studentja Eleni Topaloudi u përdhunua dhe u vra në fund të muajit Nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë. Gjyqi për këtë çështje të bujshme po vazhdon dhe është drejt fundit. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 15/05/2020 17:59

    Duhej mbyllur gjyqi me nga një plumb pas koke të dyve këtyre plehrave. Këta nuk i duhen as Greqisë e as Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/05/2020 08:02

    Ju jeni leprsit e rogave qe ju jep legeni i bashkis

    Përgjigju
  • Ce doni emrin: 15/05/2020 04:25

    Tani qe po e thua ti jani,qe shqiptari te dali dhe greku te varet,Autoritetet greke do te marrin masat dhe do te veprojne ashtu sic ke thene ti.Po per te nxjerre jane keta monstra o jani,po si nuk ha mortja njerez si ty mor aman

    Përgjigju
  • Zaim: 14/05/2020 20:50

    Devono essere impalati in mezzo alla piazza. Questi due mostri non meritano pietà.

    Përgjigju
  • lani: 14/05/2020 16:17

    VARENI GREKUN E QELBUR,,DHE LIROJENI SHQIPTARIN E GENJYER...

    Përgjigju
    • Mars: 15/05/2020 23:18

      Shqiptari i genjyer? Hahaha

    • Tori: 15/05/2020 09:55

      Pastaj mbas lirimit..te vij e te PERDHUNOJ dhe ty o jani...jani jani kapedani...shyqyr qe nuk je ti gjykates

  • Kafsha: 14/05/2020 13:00

    Nuk eshte shqiptar, eshte jorgje me shtetesi greke, eshte grek! Të dy janë grekë!

    Përgjigju
    • Theresa: 14/05/2020 15:41

      Ti që ke shkruar pak më sipër nuk je asgjë tjetër veçse një IDIOT që të janë qorruar Sytë dhe kërkon të *tregohesh Atdhetar* duke mbrojtur një Kriminel. Sikur ai Kriminel të kishte bërë Nēnën ose Motrën tënde, a do kishe shkruar po kështu???

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen