'Babai im ishte arbëresh, unë dija pak shqip por më pas e harrova, më vjen keq', mesazhi i komandantit të Karabinierisë italian në Tiranë

Komandant i Karabinierisë italiane për trashëgiminë kulturore, Roberto Riccardi, ishte në Tiranë sot për të rikthyer në Atdhe pianon e vjetër, e cila ishte vjedhur në Parma dhe u gjet në Shqipëri. Por pak Atdhe komandanti ka edhe Shqipërinë, pasi ai është arbëresh dhe këtë e tregoi edhe në një intervistë për Report Tv.

Komandanti tha shqip se babai i tij ka qenë arbëresh dhe e fliste shumë mirë gjuhën shqipe por ai vetë e ka harruar.

“Babai im ishte arbëresh, unë dija pak shqip për më pas e harrova, më vjen keq”, tha komandanti.

Ai u pyet nga Report Tv nëse ka objekte të kulturës shqiptare në Itali që mund të rikthehen dhe tha se “Në këto momente nuk kemi objekte të rimarra për tu kthyer por mund të kemi edhe raste të tilla”.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve