Babai merr fëmijën 8-vjeçar me vete
në Siri, e ëma: Ma ktheni djalin

Babai merr fëmijën 8-vjeçar me vete<br />në Siri, e ëma: Ma ktheni djalin
PRISHTINE- Përfshirja e kosovarëve në Siri merr përmasa shqetësuese. Pranvera Abazi, 30 vjeç nga Prishtina, thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, me vete dhe pa lejen e saj e mori edhe djalin, Erionin.

Fëmija i çiftit kosovar është vetëm 8-vjeçar dhe shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS-it. Pranvera kërkon me dëshpërim që kushdo që e mban ta kthejë sa më parë në Kosovë djalin e saj të vetëm, raporton KTV.

Erioni

Ka gati dy muaj që Pranvera Abazi imagjinon vetëm një skenë sa herë që nis dita e re – kthimin e djalit të saj, Erionit, në shtëpi. Erioni, 8 vjeç, që duhej të niste klasën e tretë javën e ardhshme, është në Siri. Atë e ka marrë me vete babai i tij, Arbeni, që ka shkuar atje për të luftuar krah ISIS-it dhe kundër forcave të Assadit.

Erioni

Nëna e tij është tmerruar kur ka parë sot fotot e para që prej largimit të dhunshëm të djalit. Ai shihet me të tjerë fëmijë dhe me luftëtarë të rritur, me gishtin lart – shenjë që Zoti është një – dhe me flamurin e ISIS-it. Pranvera, 30 vjeçe, kujton momentin kur e ka parë për herë të fundit djalin e tij, pasi që bashkëshorti i kishte thënë se po shkonin për disa ditë në Rugovë.

Erioni

1 javë më pas gjithçka që ka marrë Pranvera është ky mesazh nga Arbeni, në të cilin ai vetëm i tregon se bashkë me Erionin është në Siri, raporton KTV.

Erioni

Marrë nga "KTV"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje