Lushnjë/ Babai plagosi vajzën dhe vrau veten! Fqinjët: Musaku, familje e mirë! Shkak i konfliktit, divorci

Ngjarja e rëndë e së dielës në lagjen “18 tetori” ka tronditur komunitetin e banorëve në Lushnje. 82-vjeçari Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me çifte vajzën e tij 40 vjeçe, Rudina Musaku. Armën e gjahut Behar Musaku e kishte me leje.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 82 vjeçarit ku ai jetonte me bashkëshorten dhe vajza kishte shkuar për vizitë në fundjavë tek prindërit. 82 vjeçari pasi ka qëlluar mbi vajzën, më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen në vend.

I moshuari përcillet këtë të hënë në banesën e fundit, ndërsa vajza e tij është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. 40-vjecarja ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë ndërsa dy fëmijët e saj i mbante ish-bashkëshorti. Fqinjët e njohin si familje korrekte dhe nuk pasur asnjëherë debate apo konflikte me askënd.

'Njerëz shumë të mirë.’- u shpreh një fqinj.

‘Familja është shumë e mirë.’- u shpreh fqinji.

‘Familje e mirë e edukuar! Njerëz të përsosur! Nuk e di pse mund të ketë ndodhur!’- tha një fqinj.

Në momentin e vrasjes, Behar Musaku ka qenë vetëm me vajzën në banesë, pasi bashkëshortja Lirije ishte në banesën ngjitur ku banon njëri prej djemve. Kanë qenë thirrjet për ndihmë të 40 vjeçares që alarmuan fqinjët, te cilët njoftuan ambulancën.

Motivet e konfliktit jane ende te paqarta. Per grupin hetimor më kryesorja është dëshmia e Rudinës, e cila ende nuk eshte pyetur per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Ndërkohë, burimet thanë se divorci i 40-vjeçares, ndonëse kishte ndodhur 3 vite më parë, ishte një çështje që krijonte debate në familje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion