Baballarët janë gjithmonë dashuria e parë për një vajzë. Ata sakrifikojnë gjithë jetën e tyre për të bërë të lumtur fëmijët, por kanë një dobësi për vajzat e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me një baba nga Pensilvania, i cili arriti t’i siguronte të bijës fustanin që dëshironte duke bërë tre punë.
Nevaeha Smith shkoi për të takuar babanë e saj në punë dhe ai i nxorri një qese me veshjen që i kishte blerë. 14-vjeçarja duket shumë e emocionuar teksa sheh se në qese ndodhej fustani që kishte ëndërruar të kishte. Nevaeha i dha të atit një përqafim të gjatë dhe filloi të qante nga gëzimi.
Vetëm pak kohë më parë ai i kishte thënë të bijës që nuk mund ta përballonte veshjen që ajo donte për festën e përfundimit të klasës së saj të 8-të, por nga ana tjetër ai siguroi paratë dhe ia bëri asaj surprizë. Zoti Smith bëri tre punë! Momenti emocionues u filmua nga të gjithë të pranishmit dhe videoja është bërë virale, pasi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.
-
Po ca ja fusni kot kur thoninpunoi tre pune per ti blere fustanin vajzes..po pse o ku pu punonte ky pastrues rrugesh ne bashkine e Tiranes se vetem ata paguhen me 200 mije leke ne muaj.
Përgjigju

Komente
Komento