Në bashkëpunim me njeri tjetrin, babë e bir kanë qëlluar fizikisht një 45-vjeçar, pas një konflikti i cili agravoi, në fshatin Senishtë, Pogradec.

Policia ka vënë në pranga, 60-vjeçarin Hamdi Alla dhe ka shpallur në kërkim të birin, Nevruz Alla 29 vjeç.

45-vjeçari, Ç. C, banues në fshatin Buzaishtë, është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë", kryer në bashkëpunim.