FUSHË KRUJË- Babë e bir e kishin përshtatur banesën e tyre në Fushë Krujë në ambiente të kultivimit të kanabisit. I ati 53-vjeçar dhe i biri 19 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga policia si dhe u janë sekuestruar 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.