VLORË-  Babë e bir, një 63-vjeçar me iniciale  A.Sh., dhe një 25-vjeçar me iniciale Xh.Sh kanë rënë në pranga, pasi gjatë kontrolleve në fshatin Vranishte të Vlorës iu gjet një parcelë me bimë kanabis.

Bimët e kanabisit të gjetura janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale në ngarkim të arrestuarve  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.