Babica e Vlorës mbulohet nga plehrat
banorët: S'ka fushatë pa i pastrua

Babica e Vlorës mbulohet nga plehrat<br />banorët: S'ka fushatë pa i pastrua
VLORË-Mbeturinat mbulojnë fshatin Babicë të Vlorës prej më shumë se gjashtë muajsh banorët e këtij fshatit  bashkëjetojnë me mbeturinat.
 
Ditën e sotme banorët kanë protestuar pikërisht në vendin ku bëhet grumbullimi më i madh i këtyre mbetjeve.
 
Sipas banorëve shqetësimi i tyre është i kahershëm, ndërsa është përcjellë disa herë në bashkinë e Vlorës.
 
Edhe pse janë taksapagues të rregullt të pastrimit, asnjëherë nuk e kanë marrë këtë shërbim.
 
Vetë banorët kanë pastruar herë pas herë këto mbetje. Ata shprehen, se kanë qenë më mirë kur ishin nën juridiksionin e komunës sesa tani që janë në bashkinë e madhe të Vlorës.
 
Për kamerën tonë banorët shprehen se nuk do lejojnë që politika të bëjë fushatë në zonën e tyre, nëse nuk ndërhyet në mënyrë urgjente për zgjidhjen e problemit të mbeturinave, të cilat janë një burim sëmundjesh për fëmijët e tyre dhe jo vetëm.

‘’Kemi problemin e mbeturinave, kemi që në muajin tetor që nuk i kanë hequr. Këto mbeturina pastroheshin kur ishte Komuna, tani nuk i heq njeri. Paguanim kur ishte Komuna 1 mijë lekë, tani paguajmë 2 mijë e 80 lekë në muaj dhe nuk i heq njeri.
 
Taksat paguhen, paratë vënë në institucione. Që në shtator i kemi hequr privatisht edhe me lekët tona nga xhepi.
 
Në radhë të parë është uji i pijshëm. Na përfunduan fëmijët në spital.
 
Në qoftë se tani mundohet të bëjnë ndonjë gjë në prag të fushatës, mos të mundohet të vinë në fshat fare. Zona të pret të pret por në fund të jep reston që të takon’’,
-janë shprehur të shqetësuar banorët.

Në fshatin Babicë mbeturinat çdo ditë zgjerojnë sipërfaqet e tyre, kohët e fundit plehrat kanë arritur në dyert e shtëpisë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj