Gjeometria e sofistikuar, një degë e matematikës, është përdorur të paktën 1,400 vjet më herët nga sa është menduar deri më tani.

Studimet tregojnë se babilonasit e lashtë kanë përdorur llogaritjet gjeometrike për të ndjekur Jupiterin nëpër qiellin e natës.

Më herët, origjina e kësaj teknike është gjetur në shekullin 14. Studimi i ri është publikuar në revistën Science.

“Nuk e kam pritur këtë. Është shumë thelbësore për fizikën dhe të gjitha degët e shkencës e përdorin këtë metodë", ka thënë autori i studimit, Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit.

Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria. Qytetërimi është shfaqur rreth 1,800 vjet para erës sonë.