Rëndohet bilanci i të vrarëve në Bagdat i cili mesnatën e të shtunës u godit nga dy sulme kamikaze. Të paktën 200 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Mes të vrarëve 25 janë fëmijë.
Qeveria irakene shpalli 3 ditë zie në nder të viktimave. I ashtuquajturi Shtet Islamik mori përsipër autorësinë e sulmit, duke thënë në një deklaratë të shpërndarë “online” se, ai ishte kryer nga një shtetas irakian.
Sulmi i parë ishte shpërthimi i një autobombe në lagjen Karada pranë një restoranti dhe një qendre tregtare.
Mësohet se zona ishte e mbushur plot me njerëz, që po darkonin jashtë pas perëndimit, si pjesë e riteve të muajit të Ramazanit.
Bomba e dytë shpërtheu në një zonë me banorë kryesisht shiitë në Veri të kryeqytetit Bagdad. Sulmet vijnë vetëm një javë pasi forcat e sigurisë irakiane rimorën kontrollin e qytetit të Falluxhës nga duart e Shtetit Islamik.
Shtetet e Bashkuara në reagimin e tyre thanë se sulmi i fundit forcon edhe më shumë mbështetjen e tyre për forcat irakiane në luftën kundër ISIS.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com