Bahrain: Përplasje me policinë
pranë pistës së F1, një i vdeku

Bahrain: Përplasje me policinë <br />pranë pistës së F1, një i vdeku
Vazhdojnë protestat pranë cirkutit të F1, ku sot është shënuar dhe një i vdekur. Me dhjetra manifestues jane përleshur edhe sot me policinë në fshtatrat me popullsi shiite pranë vendit ku neser do te zhvillohet gara e formula 1. Bilanci është një i vdekur. Trupi i protestuesit nga Bahreini është gjetur në catinë e një ndërtese në fshatin Shakura pak kilometra larg kryeqyteti Manama. Sipas familjarëve dhe disa dëshmitarëve protestuesi Salah al-Katan eshte ekzekutuar nga policia.
Forcat e sigurisë ndërkaq kanë bërë të ditur se po hetojnë cështjen.
Protestat e kësaj natyre ndjekin njëra-tjetrën në prag në gares së F1, ndaj edhe masat e sigurisë ishin rritur ndjeshem në Bahrein. Aktivistët antiqeveritarë kishin deklaruar se protestat do të vazhdonin, nën slloganin “tre ditë zemërimi”. Ato nuk jane ndalur edhe gjate oreve te nates në fshatrat me popullsi Shiite përreth kryeqytetit Manama. Policia disa herë ka nderhyrë duke përdorur gaz lotsjellës ndërsa sot u shenua dhe viktima e parë në rradhet e protestuesve.
Përmes protestash gati gjithmonë të dhunshme, shumica shiite bën thirrje të ndalet diskrimini që sipas tyre po u bëhet nga ana e suniteve.
Të paktën 50 persona kanë vdekur që nga janari i vitit 2011 kur nisën dhe përleshjet. Klima mbetet e tensionuar sepse përleshjet vazhdojnë.
Megjithatë, pamvarsisht kësaj klime që mbizoteëon në Bahrein, autoritet vendase bashkë dhe me organizatorët kanë garantuar se gara e F1 do të zhvillohet sipas planifikimeve pra ditën e neserme.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje