Bajram Begaj ‘nuk e prish’ traditën, e nis me Kosovën vizitën e tij të parë jashtë vendit si president

Bajram Begaj ‘nuk e prish’ traditën, e nis me Kosovën vizitën e tij të parë jashtë vendit si president

Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën nis vizitën e tij të parë jashtë vendit dhe do të jetë pikërisht Kosova. Ashtu siç është tashmë traditë e krerëve të shtetit shqiptare, edhe Bajram Begaj ka zgjedhur Prishtinën si kryeqytetin e parë për vizitë zyrtare 3 javë nga marrja e detyrës. 

Lajmi është dhënë edhe nga Kuvendi i Kosovës, i cili në një njoftim për media, ka bërë me dije se të hënën e 15 gushtit krye parlamentari kosovar Glauk Konjufca, do të presë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Begaj do të takohet në Prishtinë me krerët e shtetit dhe të politikës atje.

Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bolsiani: 13/08/2022 21:26

    Pushka top bre Bajram djali, M utin te hengshin

    Përgjigju
  • Kapedani: 13/08/2022 09:50

    Bujar Nishani ne versionon Rilindje

    Përgjigju
  • Vavsg: 12/08/2022 22:00

    Vetem Edvin chari dhe lali zdromsi e fillojne nga gerrqia e servia. Sidomos ky i pari qe i pershendet ne gerrqisht. Flet gerrqishten me Mire se shqipen palla!

    Përgjigju
  • Baromi: 12/08/2022 21:25

    Ky eshte pace pilaf!!! Mjer ne o zot sa te mallkum paskemi qene Vetem tallen me ne, vene lloj lloj te pa afti ne kry te cdo institucioni.

    Përgjigju
    • Gsbsj: 12/08/2022 22:01

      Mjerimet me te medhaja i kane emrat Edvin Rama dhe Erjon zdromsi!

  • Kistra: 12/08/2022 19:21

    Me stafin qe ka zgjedhur, akoma pa filluar mire mandatin, ky u zhvleresua plotesisht. Gjynah te harxhoj taksat e shqiptareve!

    Përgjigju
    • ketrina: 13/08/2022 21:28

      Hahahah u merzite se hoqi shpuren e Like Floririt? Mos u merzit se do e kuptosh qe jane bashke Likja e Ramovski. Ate K urvisken qe e hoqi ky do e marre Elira ne staf, spiune nga nje vend ne tjetrin. Spiunonte etilden tek Likja, tani Liken tek Rama.

  • Adi: 12/08/2022 18:24

    Pse ku ka pasë me shku në vizitë? Në INDI, USA,San Marino, Andorra? Mos bëni hajgare. Në mandatin e tij as që do bëhet e mundur që ta vizitojë Greqinë apo Malin e zi

    Përgjigju
  • hektor: 12/08/2022 17:36

    Po shkon te takosh percaresen e kombit pleren Osmani kete UDB-ashe te ndyre..!! Per cfar tradite flitet per hipokrizi apo si ajo thenia popullore ME KA CU LALA ME LA GOJEN... Qendrimet diplomatike te nje shteti serjoz duhet te jene te unifikuara, nuk mund te shkosh ne nje shtet dhe te takosh presidentin dhe te shash kryeministrin kete e bejne vetem politikanet e trash si Vjosa Osmani qe me shume do ti shkonte emri LANA Osmani se dihet qe lumi lana ka uje te qelbur e tille eshte kjo ndyresire qe vjen nga nje familje UDB-ashe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja