Presidenti Bajram Begaj ka vendosur që të ndryshojë stafin në Prsidencë. Sipas burimeve të Report Tv, ka shkarkuar nga detyra një numër të konsiderueshëm punonjësish për shkak të ristrukturimit të administratës.

Kjo valë shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, më i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njehsuar diplomën nga Ministria e Arsimit siç parashikon ligji.