Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, Kassym-Jomart Tokayev, më datat 6-8 shtator 2023.
Më 7 shtator, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Tokayev.
Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi bilateral i deritanishëm si dhe interesi për zhvillimin e hapësirave ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve.
Komento