Me datë 16 gusht u bë përurimi i një aksi rrugor bashkëkohor në qytetin “Bajram Curri”. Përfundimi i punimeve të rrugës që lidh sheshin para gjykatës me rrugën para gjimnazit (unaza e vogël), është shumë i rëndësishëm për qytetin “Bajram Curri”, sidomos pas ndërtimit të pedonales, e cila pritet të fillojë punimet muajin tjetër.
Kjo rrugë, thotë kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj, e ndërtuar në një kohë të shkurtër dhe me një cilësi shumë të mirë, u financua nga fondet e bashkisë, me shumën mbi 14 milionë lekë.
Standarti i lartë i cilësisë së projektit dhe punimeve të kësaj rruge, kryer nga sipërmarrësi “Florida” shpk, me administrator Zeqir Bushgjokaj, do jetë modeli i investimeve që do realizojë Bashkia Tropojë në vazhdim.
Në muajin shtator do fillojnë punimet për pedonalen e qytetit. Para disa ditësh filluan punimet për rikonstruksionin e aksit rrugor Bajram Curri-Cerrnicë dhe para dy javësh, në “Festën e Bjeshkës”, u përurua rruga automobilistike për në bjeshkët e Sylbicës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com