/ATSH/.- Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, kërkoi që drejtuesit e Universitetit të Prishtinës të mos e shpenzojnë tërë energjinë në çështje administrative, por të përkushtohen më shumë në ngritjen e cilësisë në arsim.
Në një intervistë për Kosovapress, ministri Bajrami thotë se gjendja në UP në dy vitet e fundit ka qenë e rëndë, duke kujtuar se është luftuar vetëm për pozita, madje duke organizuar edhe protesta.
Ai ka theksuar se rektor në të ardhmen do të bëhet dikush që mban titullin profesor, dhe që ndan pikëpamje akademike dhe ka guxim e vendosmëri për të vendosur rregull e ligj.
"Në shumë segmente kam përkrahur rektorin Zejnullahu për të vendosur rend, por kam kërkuar që mos të shpenzojë tërë energjinë në aktivitete administrative. Kam kërkuar që ai sa më shpejt të fillojë me reformat akademike dhe me promovimin e cilësisë në mësim, pasi po shpenzon shumë energji në çështje administrative", tha Bajrami.
Ai theksoi se se ka kërkuar nga UP-ja që të ndihmojë edhe universitetet e reja publike, në mënyrë që këto universitete të nxjerrin kuadro dhe të formojnë stafin.
"Mendoj se UP-në nuk e dëmtojnë shumë profesorët që punojnë në dy vende pune apo që janë në institucione shtetërore apo publike, por e dëmtojnë profesorët e dobët, profesorët që kanë 2 ose 3 vende dhe që nuk japin rezultate", tha ai.
Sipas tij, Kosova nuk ka vakum ligjor për këtë çështje pasi ka ligjin për pagat dhe ligjin për shërbimin civil.
Ndërsa, sa i përket gjendjes së përgjithshme në fushën e arsimit, ministri Bajrami ka thënë se me gjithë punën që është bërë në këtë fushë, Kosova është ende larg arritjeve të dëshiruara sa i përket cilësisë.
Ministri ka premtuar se do të vendos rend dhe kredibilitet akademik tek universitetet dhe ligjshmëri tek sektori privat, tek kolegjet private.
Kurse, sa i përket cilësisë në UP, Bajrami ka thënë se edhe pse janë arritur rezultate që nga themelimi i këtij institucioni e deri më tani, cilësia është ende në nivel të dobët.
Ministri ka folur edhe për kontratën kolektive në sektorin e arsimit, për të cilin tha se nuk do të ketë mundësi të zbatohet në tërësi të paktën deri në rishikimin e buxhetit. Mirëpo, Bajrami ka thënë se do të kërkoj nga mësimdhënësit që të kenë mirëkuptim,pasi sipas tij edhe pagat e mësimdhënësve në vendin tonë janë mjaft dinjitoze dhe nuk duhet të dalin në protesta për një gjë të tillë.
/Shqiptarja.com