Bajzë, Rama: Do nxisim sipërmarrjen
Dyfishojmë mundësitë për prodhim

Bajzë, Rama: Do nxisim sipërmarrjen<br />Dyfishojmë mundësitë për prodhim
SHKODER- Njëzetedy punëtorë më shumë se një vit më parë dhe indirekt, 5000 familje të përfshira në skemën e sipërmarrjes së tij. Këto janë efektet e para të investimit të një sipërmarrësi në Bajzë të Shkodrës, në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të bimëve mjekësore, pas përfitimit nga skemat e Qeverisë të mbështetjes së bujqësisë. Qendrën e re të të cilit vizitoi sot Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
 
“Ne do mbështesim fort, duke e nxitur sipërmarrjen, duke nxitur njerëzit që kanë ide, që kanë kurajo dhe që janë në gjendje të krijojnë cikle prodhimi dhe ku përfshihen pastaj shumë familje në lojë, pasi ajo që ndodhte deri dje ishte që edhe ata që prodhonin i hidhnin në lumë prodhimet, apo nuk arrinin dot t’i nxirrnin në treg. Ndërkohë që sot, me këto pika referimi, që do t’i dyfishojmë vitin e ardhshëm, ne u japim mundësi gjithë atyre që kanë prodhime të tilla nëpër duar, t’i mbledhin e t’i sjellin këtu. Ne duam të nxisim më tutje eksportin. Ky produkt ka sot 70% të tregut në SHBA, por nëse ne do të kultivojmë në karakteristikat që ka produkti autokton dhe nuk do ta përziejmë me farëra të tjera e me histori të tjera që ka sjellë ulje të kërkesës ndaj nesh, atëherë ne do të kemi shumë më tepër kërkesë ndërkombëtare për këtë produkt. Ky është një vend që Zoti ia ka dhënë të gjitha, por robi nuk e ka lënë që të zhvillohet. Tani, duke bashkuar bashkë mendjet dhe forcat, me siguri këto të mira që Zoti apo natyra ia ka dhënë vendit, ne mund të prodhojmë shumë më tepër punësim, shumë më tepër mirëqenie dhe sigurisht shumë më shpejt mund të dalim nga varfëria”, u shpreh kryeministri Rama.
 
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti apeloi për ruajtje të farave autoktone . sipas tij keto investime do rrisin kapacitete e bimëve mjeksore.
 
“Ky investim do të rrisë kapacitete e bimëve mjekësore. Kërkesa për eksport është në vazhdimësi në rritje. Për sherbelën, ne mbulojmë 70% të nevojave të tregut të Shteteve të Bashkuara. Kërkesat janë në rritje edhe për vendet e BE-së. Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet të ruajmë farat autoktone,” – apeloi Ministri Panariti.
 
Me tëj kryeministri rama ndërsa shprehu edhe kënaqësinë që kjo mbështetje është përkthyer në rritje të punësimit për sipërmarrësit, në një shkëmbim batute me të, Kryeministri tha:
 
“Kjo është për ata të partisë tënde, që thonë se nuk ka rritje të punësimi.”
 
Edhe Drejtoresha e AZHBR-së Suela Popa theksoi se përmes hartës së rajonalizimit nuk do të ketë më shpërndarje të fondeve pa kritere të caktuara.


rama
rama
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë