Balaj-Gashi, gola kuqezi në Europë
Sulmuesi shkodran hero në Çeki

Balaj-Gashi, gola kuqezi në Europë<br />Sulmuesi shkodran hero në Çeki
Gola shqiptarë në Europë. Kanë shënuar Bekim Balaj dhe Shkëlzen Gashi të dy futbollistë të Kombëtares. Shkodrani Balaj është shndërruar në hero në Çeki pasi ka shënuar golin që i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Slavia Praga në ndeshjen ndaj Pribram. Balaj ka shënuar në minutën e 87-të vetëm tre minuta pasi ishte future në fushën e lojës. Goli ka qenë tipik nga ato që shënon shtatlarti i sulmit kuqezi me kokë duke dalë fitues nga mbrojtësve kundërshtarë.

Ndërsa në Zvicër vijon të shënojë për Bazelin Shkëlzen Gashi. Kosovari ka shënuar golin e parë në fitoren 2-0 të Bazel ndaj Grasshopers. Gashi i ka shënuar ish-skuadrës në minutën e 24-të ndërsa në pjesën e dytë nuk i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të verdhë.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë