Balaj i zhgënjyer me veten: Nuk kam pasur kurrë kaq shumë raste

Balaj i zhgënjyer me veten: Nuk kam pasur kurrë kaq shumë raste

Bekim Balaj pas ndeshjes ndaj Skocisë, duke folur për gazetarët shqiptarë në Glasgou

Sulmuesi i kombëtares sonë, Bekim Balaj, ishte qartësisht i dëshpëruar pas ndeshjes ndaj Skocisë, duke folur për gazetarët shqiptarë në Glasgou.

Shkodrani humbi raste të mira dhe Shqipëria doli e mundur nga një sfidë që në fakt e luajtëm keq.

“Skocia ka mbrojtës të fuqishëm, luan një futboll agresiv dhe e prisnim që do vuanim. Duhej të bënim diçka më shumë në sulm, është e vërtetë, por ishim nën presion dhe kishim shumë pak hapësira përpara. E dinim se Skocia do të ishte shumë agresive dhe u munduam që ta kontrollojmë lojën që të mos na shënonin. Na rrezikuan, por pjesa e parë shkoi në barazim. Duhet të ruanim rezultatin, të lëviznim më shumë dhe të provonim të rrezikonim. Kishim raste shumë të mira që duhet t’i shfrytëzoja, do ishte gjithçka ndryshe nëse shënoja.

“Kualifikimi? Jemi në një pozitë të mirë. Kemi 3 pikë dhe kemi edhe dy ndeshje. Me Skocinë në Shqipëri do të përcaktohet dhe koka e grupit. Të kesh lojtar afër është mirë pasi ke një pikë referimi, ke mundësi pasimi. Merr vëmendjen e lojtarëve, këto janë zgjedhje të trajnerit.

“Rastet e pakta? Nuk kemi krijuar kurrë shumë raste me kombëtaren. Kur krijon pak dhe nuk konkretizon, gjithçka bëhet e vështirë për të gjithë. Lodhja dhe volumi gjatë ndeshjes bëjnë që edhe ne sulmuesit të gabojmë.

“Rasti i humbur për barazim? Më vjen keq, sepse nuk besoj se kam pasur më shumë raste se sot kur kam luajtur me kombëtaren”.

“Panucci? Kishte vërejtjet e tij, por na tha që të shohim përpara, sepse kemi dy ndeshje në dispozicion për të tentuar arritjen e objektivit”. Supersport


Lajmi kryesor:

'Liga e Kombeve', Skocia mund Shqipërinë 2:0, dështon eksperimenti i Panuccit (GOLAT)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën