Baldassari iu dha një leksion të pranishmëve përmes një tabloje të detajuar të komunikimit mediatik të mijëvjeçarit të tretë. Sipas Baldasarit me ardhjen e internetit dhe teknologjive të reja, jo vetëm ndryshoi puna e një gazetari, por ka ndryshuar thellë edhe mënyra e përdorimit të lajmeve, e cila shënoi lindjen e një model të ri të gazetës dhe të gazetarisë, të ashtuquajturën “gazetaria qytetare”.
Baltissari ka theksuar se kjo formë e re e gazetarisë, me fenomenin Youtube ku jepen lajme minutë pas minute në çdo orë të ditës paraqet sfida sidomos për mediat e shkruara, të cilat kurrë nuk do të heqin dorë nga aktiviteti i tyre për aq kohë sa të gjendet një pozicion i ri në një treg me ndryshime të pabesueshme.
Roberto Baldassari ka mbështetur kontributin e gazetarëve të famshëm si Luigi Contu, Maurizio Beretta, Ezio Mauro, Paolo MAZZANTI, Antonio Padellaro, Giampaolo PANSA, Antonio Preziosit dhe Sarah Varetto, të cilët i kanë dhënë udhëzime për titrimim e lajmeve. Baldassari theksoi se gjithnjë e më shumë, në jetën e përditshme, ne flasim për lajmet me forma të shkurtra që të përshtaten me shpejtësinë e jetesës moderne.
Ai tha se “Titulli ka një ndikim (jeton) më gjatë në kujtesën e lexuesit po qe se teksti që e vijon atë është më i shkurtër dhe konciz” Ndërkohë pati pyetje edhe nga ambasadori italian Massimo Gaiani dhe gazetarët e pranishëm të cilët janë të përqendruar në tema të veçanta të tilla si gazetaria hulumtuese apo e rreme, tek lajmi i serviruar nga institucionet, ku u diskutua edhe çështja e Matteo rencit, si dhe mënyra e përdorimit të teknologjive të vjetra dhe reja, duke u dhënë atyre që vazhdojnë gazetarinë mundësinë për të ndërtuar rrugët e duhura që kanë për qëllim prodhimin dhe menaxhimin e informacionit, të botuar në letër në multimedia, apo format e ndryshme të gazetarisë. Për këtë në libri e tij Baltissari theksoi se duhet edhe një fjalor përfundimtar për terminologjitë e vjetra me synim që zotërohen aftësitë e nevojshme për të përdorur teknologjitë e reja të komunikimit sipas nevojave të rinisë sot.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)