Fluturimi i flamingove ka dhuruar sot një spektakël të rrallë natyror në Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, ku dhjetëra zogj rozë janë ngritur njëkohësisht në qiell, duke ‘hedhur valle’ në prag të stuhisë.
Flamingot, të njohura për lëvizjet e tyre harmonike në grup, janë kthyer në një atraksion të rëndësishëm për turizmin natyror në zonë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj, çka po reflektohet pozitivisht edhe te bizneset lokale gjatë kësaj periudhe.
Përveç pelikanit kaçurrel, simbol tashmë i lagunës, flamingot ngjallin interes të veçantë edhe për afërsinë që tregojnë me njerëzit dhe sjelljen e tyre karakteristike, si qëndrimi me një këmbë në ujë apo fluturimi në formacionin e shkronjës V.
Pamjet e këtij spektakli natyror janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, duke e kthyer parkun Divjakë–Karavasta në qendër të vëmendjes gjatë festave të fundvitit.
Komente









