Baleti “Zhizel” në ArTurbina në nderim të Agron Aliajt, Enada Hoxha: Punonte me pasion, dedikohej shpirtërisht

Baleti “Zhizel” është vendosur për herë të parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në vitin 1988 nga “Mjeshtri i madh”, Agron Aliaj. Pesë vite pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit, nxënësit e tij e nderojnë në 85-vjetorin e lindjes pikërisht me këtë vepër, që pa dritën e skenës sonë për herë të parë nga Aliaj. Artistja Enada Hoxha kujton rrugëtimin e saj, me koreografin.

Unë në këtë rrugëtim me maestron kam parë një pasion të madh nga ana e tij. Kjo ishte ajo që na bënte bashkë të dyve, sepse gjenim gjuhën e përbashkët për këtë profesion. Më kujtohen orët e pafundme edhe dedikimi i tij shpirtëror. Ajo që më thoshte: Mos e lërë skenën kurrë. Vazhdo që të punosh. Këtë mundohem që ta përçoj tek brezi i ri.

Baletmaestër Enada Hoxha

Baleti “Zhizel” vjen nën koreografinë e Enadës. Një produksion i ri, me skenografi, kostume dhe ndriçim, duke ruajtur të njëjtin koncept koreografik, skenash dhe kostumesh, që Aliaj realizoi para 30 viteve.

Unë nuk e imagjinoj Zhizelin të vënë ndryshe. Në botë është vënë edhe në formën më moderne, deri në lakuriqësi. Por kjo është një vepër kaq e bukur, që mendoj se është e paimagjinueshme ndryshe. Një skenografi që i përshtatet kaq bukur veprës. Por, edhe koreografia klasike.

Baletmaestër Enada Hoxha

Libreti i baletit “Zhizel” është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane mbi vilisat, të fejuara që vdesin pa arritur që të martohen. “Zhizel” ngjitet në skenën e “ArTurbinës” në datë 9, 10 dhe 11 nëntor, ora 19.00.

Kostumografia është realizuar nga Ardi Asllani, skenografia nga Renold Sula, koncertmaestër Enina Llozi dhe korpetitore Alisa Gjoni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?