Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Takimi i Berishës me Nishanin ka zgjatur rreth 60 minuta, nga ora 14:30 e deri në 15:30.
Ndërsa Këshilli Kombëtar i Sigurisë mbylli mbledhjen me dyer të mbyllura rreth orës 14:10 minuta.
Burime për Shqiptarja.com thanë se diskutimet janë përqendruar te çështja e Kelmend Balilit, për të cilin u thërrit edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë si dhe te situata politike në vend.
Nuk përjashtohet që në këtë takim të jetë diskutuar edhe për përplasjen e fundit mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

pas Këshillit të Sigurisë/Detaje">