Kryeministri Edi Rama sot do të niset në një vizitë dy ditore në Kosovë, ndërsa nuk do të marrë pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që është thirrur nga Nishani me kërkesë të Metës për të analizuar veprimet dhe mos veprimet që kanë çuar në mos arrestimin e Kelmend Balilit.

Gjatë vizitës në Kosovë janë parashikuar takime me zyrtarët e lartë të shtetit për të diskutuar për zhvillimet e fundit dhe incidentet me Serbinë.
 
Në Prishtinë sipas mediave në Kosovë, Rama do ta vizitojë edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
 
Ramush Haradinaj aktualisht ndodhet në Francë duke vazhduar betejën me drejtësinë pas urdhër arrestit të Serbisë, që e akuzon për krime lufte.


dy.b/shqiptarja.com