TIRANE - Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana drejt Italisë tashmë do të jetë më e lehtë që të shkojnë në destinacionet që duan.
E gjitha kjo falë linjave të reja që sjell kompania e fluturimeve Balkan Exspress dhe Air Vallee. Kjo kompani ka nisur sot fluturimin e parë në linjën Tiranë-Pescara me çmime të arsyeshme për të gjithë udhëtarët.
Jeta Sauku administrator e kompanisë Balkan Exspress thotë se linja e re e fluturimeve do të krijojë më shumë lehtësi për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Italisë.
Po ashtu sipas zonjës Isaku kjo linjë e re fluturimesh është një mundësi e shkëlqyer edhe për turizmin pasi ka fluturime të premten dhe të hënën çka do të thotë më shumë mundësi për tu krijuar lehtësi turistëve.
Kompania e fluturimeve Balkan Exspress operon prej disa kohësh në tregun shqiptar duke ofruar komoditet dhe cilësi shërbimesh për të gjithë udhëtarët që zgjedhin të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO