Balla 'fut duart' në tregun e TV
rikthehet rreziku i monopoleve

Balla 'fut duart' në tregun e TV<br />rikthehet rreziku i monopoleve
TIRANE - Edhe pse nuk është anëtar i Komisionit të Medias, deputeti socialist Taulant Balla do që të fusë duart në tregun e medias duke kërkuar të ndryshojë në mënyrë të njëanshme ligjin për mediat duke hapur rrugën për monopole radio televizive.
 
Ky ligj ky i cili është miratuar para dy vjetësh më konsensus të palëve politike, përmes një amendamenti depozituar në Kuvend, Balla kërkon i vetëm shfuqizimin e nenit 62 të ligjit.
 
Në këtë nën me 12 pika parashikohet “Rregullimi i pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore” dhe përmes rregullave të përcaktuara në këtë nen garantohet konkurrenca ne treg dhe mos lejimi i monopoleve dhe oligopoleve.
 
Ne pikën tre të nenit 62 të ligjit të miratuar kushtezohen televizionet kombëtare dhe rajonale të jenë shoqëri aksionare, ku një individ nuk mund zotërojë më shumë se 40% të kapitalit dhe që njëkohësisht nuk mund ketë aksione në më shumë se një televizion tjetër.

Neni përcakton normën e përfitimit të reklamave, për të ruajtur balancën e konkurrencës, por të gjitha keto sanksione që rregullojnë tregun deputeti Balla kërkon t’i shfuqizoje me një iniciativë të tijën që duket gati absurde.
 
Në realcionin bashkëngjitur ndryshimeve, Balla argumenton se ky nen ka rezultuar i pazbatueshëm në praktike dhe shfuqizimi i tij do të lejojë konkurencë të ndershme, por kjo nuk është e vërtet pasi heqja e ketij neni do të favorizonte disa operatore duke krijuar kështu monopole në treg dhe duke mbytur zerin e disa televizioneve.

Përveç gjithë kësaj një tjetër absurditet është fakti që deputeti socialist Taulant Balla kërkon ta fusë këtë amendament me procedurë të përshpejtuar duke shkelur kështu edhe rregulloren e Kuvendit.
Neni 28 i rregullores shprehet qartë se:
Një projektligj mund të hyj me procedurë të përshpejtuar vetëm në rastet kur vjen si kërkesë e Këshillit të Ministrave ose të një të pestës së të gjithë numrit të deputetëve.

Në këtë rast zoti Balla është i vetëm, kështu që ligjërisht nuk mund të inicioj këtë procedurë.

Ligji për mediat është nga ato ligje të konsultuara me Bashkimmin Europian dhe Këshillin e Europës dhe deri në hartimin dhe miratimin e tij është dashur shume kohë.
 
Ndaj ketij amendamenti ka reaguar ashpër antari i Komisionit të Medias, deputeti Luçiano Boçi, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se tregu mediatik është në rrezik. 

PS me anë të deputetit Balla (zëri “evropian” i mazhorancës ky!!!) ka depozituar pranë Kuvendit kërkesën për amendimin e nenit 62 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH” (heqjen e plotë të tij).Neni në fjalë është ndër më të debatuarit përgjatë 10 viteve diskutim, ku opozita e atëhershme (PS) vuri veton në formulimin e tij. Faktori ndërkombëtar kushtëzoi praninë e tij. Heqja e tij është një “krim” ligjor për përfitime politike e financiare të individëve dhe grupeve, afër qeverisë të pasuruar në mënyrë galopante këto dy vite. Ajo i hap rrugë çdo allishverishi dhe çdo lloj pazari!!!!!”, shkruan Boçi në Facebook.
 

ligji per median

ligji per median
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit