Balla, lidhur me marrëveshjen e detit, shprehet se do të veprohet si palë e barabartë ku i gjithë procesi po ndjek rrugën kushtetuese dhe në fund do të ketë një marrëdhënie të rëndësishme partneriteti strategjik me Greqinë.
Lidhur me disa akuza të hedhura nga Berisha për anëtarët e grupit të negocimit, Balla thotë se para disa vitesh, kur ishte në opozitë, ka ndjekur sjelljen me pronat e trashëguara nga Ushtria shqiptare në kohën e PD si edhe me heqjen e planit për forcat e armatosura. Arsyeja pse Berisha akuzon Meçollarin është problem familjar, shton Balla, pasi Artur Meçollari refuzoi të firmoste planin për kalimin te privati i bazës ushtarake.
“Kur dikush i dilte kundër e hiqte, e largonte”, shprehet Balla.
“Meçollarin, në aspektin personal do të dua ta falënderoj për betejën për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes së kaluar edhe për një betejë që duhet të vijojë për të identifikuar personat fajtorë për atë marrëveshje që ishte jo e ligjshme dhe në dëm të interesave shqiptare”, thotë ai.
Balla përfundon fjalën duke thënë se pak javë nevojiten për të damkosur Lulzim Bashën dhe Sali Berishën si tradhtarë
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO










