Balla: Basha është shprehur se
unë e Berisha jemi objekt i SPAK

Balla: Basha është shprehur se<br />unë e Berisha jemi objekt i SPAK
Deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se PD kërkon të bllokojë reformën në drejtësi nga frika e SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion e cila do hetojë zyrtarët e lartë).

Ai tha se kryetari i PD, Lulzim Basha e ka shprehur këtë shqetësim në tavolina të ngushta me miq.

Sipas Ballës, Basha është shprehur se ai dhe Berisha do të jenë objekt i SPAK-ut, nëse miratohet reforma në drejtësi.
 
"Unë jam i sigurt se ju nuk do ta votoni reformën në drejtësi edhe sikur të pranojmë idiotësitë që ju kërkoni, pasi në atë moment do të gjeni edhe diçka tjetër për ta bllokuar reformën. Lulzim Basha e thotë në çdo kafe, në çdo takim se, "SPAK-u do të jetë një strukturë e pakontrolluar nga politika dhe qoftë unë, qoftë Saliu do të jemi objekt të SPAK-ut". Këtë e thotë Lulzim Basha. Sigurisht, do jenë të gjithë politikanët objekt i kësaj", u shpreh Balla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?