Balla: Bashkëjetesa fetare në vend, e rëndësishme për rajonin e trazuar të Ballkanit
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë sot në Sesionin e II të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe. Balla, i cili është President i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe u shpreh në Sesionin e II se bashkë-ekzistenca e të gjitha komuniteteve në paqe, tolerance dhe harmoni është modeli më i vyer për Shqipërinë.
"Jo vetëm duhet ta mbrojë, por edhe duhet ta eksportojmë në një Europë të bashkuar, e cila edhe vetë duhet të prevalojë mbi diferencat fetare”, tha Balla, duke shtuar se vendi është i rëndësishëm në rajonin e trazuar të Ballkanit, pasi eksporton veçse paqe, tolerancë dhe stabilitet.
“Rruga jonë europiane dhe e rajonit kalon pikërisht përmes normalizimit të marrëdhënieve këtu në Ballkanin Perëndimor, si një proces dinamik ku dialogu i vazhdueshëm, pa tabu, aspak me komplekse, rimëkëmb besimin te vetja dhe te fqinjët”, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Balla tha më tutje se kjo qasje “realiste dhe pa tabu” do të vijojë përkundrejt të gjitha mosmarrëveshjeve të së kaluarës e së tashmes me fqinjët. “Shqipëria ka një të ardhme të projektuar qysh prej të parëve tanë në gjirin e kombeve të qytetëruar të Europës dhe që sot është në një moment kyç në rrugëtimin drejt Europës”, komentoi ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Shefi i NATO-s viziton Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Në fokus lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e vendeve anëtare të aleancës
13 Mars, 14:14
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?
11 Mars, 10:13
-
Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri
10 Mars, 20:06
-
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani! Bashkëshortja e tij: Do të na mungosh pafundësisht
9 Mars, 19:51
-
Elon Musk: Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga NATO, s’kemi pse paguajmë për mbrojtjen e Europës
9 Mars, 14:18
-
Do të mbyllen disa seli diplomatike në Evropë? Cilat janë vendet që preken sipas lajmërimit të Trump
7 Mars, 15:11
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
5 Mars, 15:09