Balla-Berishës:Ke vilë më të madhe
se Shtëpia e Bardhë,Bode më i pasuri

Balla-Berishës:Ke vilë më të madhe<br />se Shtëpia e Bardhë,Bode më i pasuri
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament ka zbuluar edhe foton e vilës së ish-kryeministrit Berisha duke theksuar se është edhe më e madhe se sa Shtëpia e Bardhë.
 
“Shikojeni, është më e madhe se Shtëpia e bardhë. Kjo është vila e Saliut në bregdet. Të shtunë dhe të diel mund ta shikoni Saliun duke bërë plazh aty. Dramën familjare të vetën Saliu bën gabim që e fut në parlament. Ai nuk duron dot ti flitet për djalin dhe vajzën dhe psenë e kësaj e din vetëm ai."- u shpreh deputeti socialist.
 
Më tej Balla tha se Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode rezulton të jetë një nga njerëzit më të pasur në rajon. Në vazhdën e kësaj ai ka paraqitur një fotografi ku thotë se është një nga  vilat e Sali Berishës në bregdetin shqiptarë.
 
“Ish ministri i Financave për 8 vjet rresht, është në hetim nga Prokuroria për fshehje pronash. Ai rezulton të jetë ministri më i pasur i rajonit për pasuritë të deklaruara. Megjithëse pasuria e padeklaruar është sa dyfishi i asaj të deklaruar.”- tha Balla.

Akuzat e PD për manipulim të zgjedhjeve, Balla: Basha zhvendosi administratën në Kamëz

Duke folur për videon e publikuar nga Berisha, i cili akuzonte Ramën për angazhimin e drejtorëve të administratës në fushatë, Balla tha se Basha i ka thirrur të gjithë drejtorët e tij që të paguajnë 2 rroga në bashki e më pas të përqendrohen në Kamëz. Sipas Ballës ai u ka kërkuar këtë sepse ata tashmë e dinë se në Tiranë e kanë të pamundur fitoren.
 
Për drejtorat, doja të thoja dy fjalë. unë lexoj urdhërin e lul bashës që pasi I thirri të paguajnë 2 rrogat në bashkinë e tiranës, të përqëndrohen në kamëz. Sepse në Tiranë nuk kemi asgjë në vijë ndaj të përqëndrohemi në kamëz. Erion veliaj në 18 muaj e rrit skemën e ndihmës ekonomike nga 45 në 80 mijë lekë. Saliu nuk ka asnjë të drejtë të flasi për këtë sepse në 8 vite nuk bëri asgjë.  Unë jua kam thënë, 200 euro për kullën e Sali Bërishës në majë të kullave të Tiranës mos e paguani, por këto para shpërndajuani të varfërve në ndonjë zonë të varfër. Luli bëri shumë premtime në 2011 që nuk i majdi. Por të jesh kryetarë dhe të deklarosh se paguhesh edhe në Hollandë nuk ka gjë më të tmerrshmë.  Nga 84 angazhime që ai kishte në fillim të mandatit të tij,  78 prej tyre nuk i ka prekur fare. Në 21 qershor Luli do të ndëshkohej por u fsheh pas thinjave të Halim Kosovës. Ndërsa Kosova po fshihet në një gropë që la Lulëzim Basha’-tha Balla.

Redaksia Online
(a.h/o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos