Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist, Taulant Balla, foli edhe për aksidentin e rëndë të një dite më parë në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua 45 vjeçare e cila u përplas nga një makinë bashkë me dy fëmijët e saj. Balla tha se e njihte viktimën pasi jetonin në një lagje.
Sipas Ballës, Dhurata Dokun e vrau ky parlament që s'është në gjendje të miratojë reformën në drejtësi, pasi nëse autori do ishte në burg prej shkeljes së një viti më parë, nëna e dy fëmijëve do ishte gjallë.
Sipas tij, nëna e dy fëmijëve u vra për së dyti nga Berisha e Topalli, të cilët kanë emëruar gjyqtarët që lirojnë vrasësit.
"Nënën e aksidentuar e kisha komshi. Nëse Kodi Penal do ishte lexuar mirë, ai maskara do ishte në burg dhe ajo nënë do ishte mirë. E kemi vrarë ne atë nënë, ne që nuk votojmë dot për shkakun tuaj këtë reformë në drejtësi. Që ai gjyqtari që atë maskara la rrugëve, të mos jetë më në sistemin e drejtësisë. Ti (i drejtohet Topallit) e ke vënë atë gjyqtarin, ti me Saliun. Dhe ti me Saliun kërkon edhe një minutë heshtje, është ta vrasësh për së dyti. Një nënë që e vratë ju, për shkak të ndikimit dhe emërtesave tuaja në sistemin e drejtësisë. Ky parlament pret t'i japim fund padrejtësisë në sistemin e drejtësisë", deklaroi Balla.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com