TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ditën e sotme ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Berisha, duke e akuzuar atë se nuk e ka deklaruar sipas ligjit pasurinë e tij. Në një konferencë për shtyp Balla theksoi se në deklaratën e pasurisë Berisha shkruan se ka 10 milionë cash në shtëpi, çka është në kundërshtim të plotë me ligjin.
“Partia Socialiste duke filluar nga sot do të bëjë transparencën një më një, bazuar vetëm në deklaratat e pasurive për secilin antëtar biologjik dhe politik të Kryeministrit Berisha, për t’i treguar shqiptarëve kush janë bllokmentën e rinj. Në deklaratën e 30 marsit 2011 të ILDKP-Së, ajo qe bie në sy është mungesa e seriozitetit dhe mosrespektimi i ligjit në deklarimin zyrtar të pasurisë. Sali Berisha deklaron se ka përfitim nga dieta 7 mijë por nuk e thotë nëse janë lekë, euro apo dollarë. Kryeministri i vendit nuk është fare korrekt në gjënë më të rëndësishme në deklarimin ashtu siç është nga përfitimi i dietave, totali i përfitimeve dhe kursime prej 76 milionë lekë në këto kohë krize Kryeministri i shton edhe plot 10 milionë cash të ardhura, të shkruara me dorë pa asnjë sqarim të hollësishëm se nga ku janë siguruar këto të ardhura, nuk ka specifikuar këtu as emërtimin e institucion. Përveç të ardhura nga shpenzimet dhe dietave Sali Berisha na deklaron edhe 10 milionë cash, duke mos respektuar fare ligjin për deklarimin e pasurisë së ILDKP-së”, deklaroi Balla.
Më tej deputeti i PS-së i drejton një pyetje Kryeministrit nëse shuma prej 10 milionë lekësh është tatuar apo jo, ashtu siç tatohen të gjithë qytetarët shqiptar.
“Kam një pyetje për Sali Berishën për shumën prej 10 milionë lëkësh cash, a ke paguar tatim zoti Kryemistër për këtë shumë që ke marrë cash? A je tatuar ti ashtu siç tatohen njerëzit e thjeshtë që punojnë nga mëngjesi në darkë dhe nuk i bëjnë dot 10 milionë lekë. Kryeministri ka në shtëpi 10 milionë lekë cash, nuk dihet origjina. Ky është ndryshimi midis shqiptarëve”, u shpreh deputeti Balla.
Balla deklaroi se në ditët në vijim PS do të zbardhë të gjithë pasurinë e Kryeministrit, por edhe të familjes së tij biologjike dhe politike që po pasurohet në kurriz të popullit shqiptar.
“95 % të shqiptarëve vuajnë për shkak të varfërisë dhe pjesa tjetër, shumë pak e familjes biologjike dhe politike të Kryeministrit po pasurohen në kurriz të këtij populli. Nesër do vazhdojmë sërish për t’iu treguar qytetarëve shqiptarë pasuritë marramendëse të bllokmenëve të rij, apartamentet, vila shumëkatëshe në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar”, tha Balla.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com