Balla: Berisha të mos përfshijë në
listën e kundërshtarëve ambasadorët

Balla: Berisha të mos përfshijë në<br />listën e kundërshtarëve ambasadorët
TIRANE - Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka replikuar me ish kryeministrin SAli Berisha, duke i kërkuar që të mos përfshijë në problematikat e brendshme të vendit ambasadorët e vendeve të tjera.

“Ne cilesine e Kryetarit te Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi - Gjermani ne Kuvendin e Shqiperise, shpreh keqardhje per gjuhen e perdorur nga ish-kryeministri i vendit ndaj Ambasadorit te Gjermanise ne vendin tone, Shkelqesise se Tij, Helmut Hoffmann. Besoj se ndaj me te gjithe shqiptaret dhe koleget e mij deputete pa dallime partiake, bindjen se nuk eshte e mire qe ne polemikat tona te perfshijme miqte dhe partneret e Shqiperise. Nuk eshte e mire qe nje ambasador aq me teper i nje vendi mik dhe te rendesishem si Gjermania, te perfshihet ne shenjestrat politike te cilesdo parti apo te kujtdo politikani. Nuk eshte e mire padyshim edhe qe kete ta beje nje nder ish-zyrtaret me te larte te vendit qe sot eshte edhe lideri shpirteror i partise me te madhe te opozites”-tha Balla në rrjetin social facebook.
 
Ai i garantoi ambasadorit gjerman mbështetjen e shqipëtarëve dhe tha se Berisha duhet të tërheqë akuzat.

“Prandaj duke e siguruar edhe njehere ambasadorin Hoffmann se si shumica ashtu edhe pakica ne Kuvend, ruajme ndjenjat me te sinqerta te respektit e te miqesise per Gjermanine dhe per ate vete, dua t'i kerkoj po kaq sinqerisht edhe deputetit Sali Berisha te mos i perfshije here tjeter ambasadoret ne listen e kundershtareve te tij. Natyrisht do ishte shume e mirepritur besoj edhe nga te gjithe anetaret e grupit te miqesise me Gjermanine qe ish-kryeministri te terhiqej publikisht nga akuzat e pakuptimta per ambasadorin, po mbase kjo eshte nje kerkese e tepert per natyren e tij shume konfliktuale. Keshtu qe le te mbetet kjo e sotmja nje kujtese per te ardhmen dhe le ta zhvillojme betejen politike mes nesh, pa i ndare edhe ambasadoret ne pale sepse faktikisht as jane pale dhe as nuk i sherben Shqiperise nje qasje kaq jo-konstruktive me ta”-përfundon Balla.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi