TIRANË –  Taulat Balla nuk ka lënë pa komentuar, Kryeministrin Berisha dhe ironitë e tij të shkruara në FB. Ndërsa Berisha paradite u tall me Ramën që sipas tij i lexon financat publike si “Kurani sipas Cacit”, Balla e konsideron Berishën “një plak të rrjedhur që ka përdorur edhe librat e shenjtë, Kuranin dhe Ungjillin, për të sharë dhe fyer.
 
Kujton se është humorist ky njeri që gjithë jetën e vet ka qënë bajat me sjelljedhe fjalë. Ke sharë dhe vjellë vrerë boll o Sali! Tani gjej pak kohë t'i lexosh me kujdes librat e shenjtë se do të të duhen,”- i është drejtuar edhe Balla virtualisht, Kryeministrit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)