Balla: Blushi si Saliu po thellon
sulmin ndaj qeverisë në prag fushate

Balla: Blushi si Saliu po thellon<br />sulmin ndaj qeverisë në prag fushate
TIRANË - Kritikat e deputetit Ben Blushi ndaj qeverisë, për deputetin Taulant Balla janë mashtrime. Në një status në rrjetin social fejsbuk, Balla nënvizon se shifrat dhe gjuha e përdorur nga Blushi,  është e njëjtë me atë të Berishës.
 
Pas artikullit të gjatë të deputetit socialist Ben Blushi, që kritikonte ashëpr qeverisjen e majtë, ka ardhur reagimi fortë kundër i deputetit tjeter socialist Taulant Balla. Nënkryetari i grupit parlamentar ka zgjedhur rrjetin social "Facebook", për të bërë një reagim të gjatë , duke hedhur poshtë pretendimet e Blushit.

Për Taulant Ballën, reagime e Blushit janë të njëjta me ato të Sali Berishës, dhe që në fakt fshehin sulm ndaj partisë socialiste në prag të zgjedhjeve. Fillimisht Balla, e nis reagimin e tij duke thënë se Blushi, ka mbledhur gjithë pyetjes e jëtës së tij, duke ngritur gënjeshtra.
 
“Ben Blushi na ka mesuar me zakonin e tij qe na del kunder kur mendon se prish me shume pune. Me ate leter i drejtohej socialisteve per te thelluar nje sulm te nisur ndaj qeverise sone ne prag te fushates elektorale. Kishte mbledhur te gjitha pikepyetjet e jetes se vet politike dhe kërkonte llogari per ato nga qeveria jone që si ka mbushur akoma dy vjet. 90 perqind te pyetjeve qe kishte rreshtuar Blushi, i kemi degjuar perdite ne forme akuzash nga Saliu. Nje tufe problemesh te mbartura 25 vjet dhe nje tufe genjeshtrash te lidhura bashke me problemet, per ta bere sa me bloze imazhin e qeverise.”- shkruan Balla.
 
Akuzat e Blushit për mungesë të demokracisë së brëndëshme, Balla i hedh poshtë duke thënë se pikërishte kritikat e Blushit regojnë për të kundërtën. Madje shkon më tej duke thënë se Blushi gënjen, duke paraqitur edhe shifrat e Berishës kundër qeverisë.
 
Prandaj 90 për qind e pyetjeve të Blushit nuk kane lidhje me të vërtetën dhe jane jo vetem plot me spekullime po dhe me shifrat e rreme te Saliut! Sepse Blushi kaq shume nuk e do suksesin e ketij mandati sa nuk i ben pershtypje fare qe i versulet shokeve te tij me gjuhen e Saliut. Mjaft te shikosh se si flet per emigracionin per te mos gjetur dot asnje dallim mes tij dhe Saliut. Një kujë të tillë për shqiptarët që faktikisht emigrojnë në shifra kostante për gati 24 vjet, mund ta kemi dëgjuar vetëm në mitingun e Korrikut 1990 për ata që iknin nga Shqipëria në ambasada.”- shkruan Balla.

Deputeti Ben Blushi i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë, në një artikull të gjatë, ngrinte shumë pyetje në lidhje me premtimet, që sipas tij nuk janë mbajtur nga qeveria e majtë.
 
Reagimi i plotë  i deputetit Balla për letrën e hapur të Ben Blushit
Reagimi im per letren e hapur te Ben Blushit

Te dashur miq,

E pashe letrën e hapur të Blushit per nje socialist qe mund te isha dhe une. Ben Blushi na ka mesuar me zakonin e tij qe na del kunder kur mendon se prish me shume pune. Me ate leter i drejtohej socialisteve per te thelluar nje sulm te nisur ndaj qeverise sone ne prag te fushates elektorale. Kishte mbledhur te gjitha pikepyetjet e jetes se vet politike dhe kërkonte llogari per ato nga qeveria jone që si ka mbushur akoma dy vjet. 90 perqind te pyetjeve qe kishte rreshtuar Blushi, i kemi degjuar perdite ne forme akuzash nga Saliu. Nje tufe problemesh te mbartura 25 vjet dhe nje tufe genjeshtrash te lidhura bashke me problemet, per ta bere sa me bloze imazhin e qeverise.

Po ndryshe nga Saliu, bloza e Blushit shtrihet edhe mbi imazhin e Partise Socialiste. Mirepo sa i perket demokracisë në Partinë Socialiste, Blushi është shembulli më kuptimplote që ajo jo vetëm egziston, por ka mberritur ne nje standard rekord! Sepse nuk ka parti demokratike qe te arrije të pranoje sic po bejme ne në fillim të një fushate, qe kundërshtari kryesor mediatik të mos jetë kundershtari politik, por një anetar i kryesise se PS. Nuk e di cfare mendon kush e degjon Blushin kur flet per partine dhe nuk e njeh se si sillet ne parti. Po ne qe kemi vite qe jemi bashke me te dhe qe e kemi respektuar gjithmone me shume se çna ka respektuar, e kemi kollaj ta kuptojme se pse Ben Blushi nuk pranon dot asnje rezultat te qeverise sone.

Prandaj 90 për qind e pyetjeve të Blushit nuk kane lidhje me të vërtetën dhe jane jo vetem plot me spekullime po dhe me shifrat e rreme te Saliut! Sepse Blushi kaq shume nuk e do suksesin e ketij mandati sa nuk i ben pershtypje fare qe i versulet shokeve te tij me gjuhen e Saliut. Mjaft te shikosh se si flet per emigracionin per te mos gjetur dot asnje dallim mes tij dhe Saliut. Një kujë të tillë për shqiptarët që faktikisht emigrojnë në shifra kostante për gati 24 vjet, mund ta kemi dëgjuar vetëm në mitingun e Korrikut 1990 për ata që iknin nga Shqipëria në ambasada. Nderkohe qe sic e tha fare qarte analisti serioz Gabriel Partosh, kjo nuk është as nje situate alarmanete dhe as ndonjë fenomen braktisjeje i vendit, por vetem nje ndodhi ne kufijt e një lëvizje të lirë të shtuar, që ka shoqeruar te gjitha vendet ish-komuniste ne keto 25 vjet.

Njesoj si Saliu flet Blushi edhe per varferine, ndihmen ekonomike, borxhin publik, reformen në arsim, shëndetësi, reformen e pensioneve dhe te administrates. Helm e vrer spekullimesh te pastra politike. Ne pastrimet e territorit, në mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, apo luftën kundër ndërtimeve pa leje Blushi shikon vetem zi njesoj si Saliu! Po shyqyr qe njerezit e kane kuptuar mire se ne kete pjese te pare te mandatit po behen reformat më të mëdha që ndonjë qeveri ka ndërmarrë këto 25 vjet. Natyrisht qe cmimi I këtyre reformave është I dhimshëm dhe ne kemi qene gjithnje te gatshem t'i dëgjojme dhe ti mbeshtesim me masa ligjore ata që preken nga këto reforma. Por s'kemi cfare t'i bejme atyre që janë të dëshpëruar pse bëhen këto reforma dhe me thene te drejten as gjithe PD-ja nuk më është dukur kaq e dëshpëruar sa Blushi në këtë pikë. Edhe ata kur i degjon ne kafen e parlamentit i pranojnë te pakten pjesërisht këto reforma.

Prandaj letra per socialistin s'ka asnje lidhje me hallet e socialisteve po ishte nje sulm total ndaj Partise Socialiste ne prag të një fushate elektorale ku Blushi jep nje alarm fallco kunder reformave te qeverise sone.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë