Balla-Blushit: Ti nuk lejon të ndihet
mungesa e Saliut në Kuvend

Balla-Blushit: Ti nuk lejon të ndihet<br />mungesa e Saliut në Kuvend
Deputeti i Partisë Socialiste,Taulant Balla ka mbajtur një qëndrim për deklaratën e sotme të Ben Blushit në kuvend. Balla në një status në Facebook, ndër të tjera është shprehur se Ben Blushi do të hyjë në histori si deputeti që qysh në ditën e parë pasi partia e tij erdhi në pushtet, nuk shkeli kurrë në zonën ku u zgjodh dhe sa herë e mori fjalën vetëm shau qeverinë e vet.
 
 
Kush e dëgjoi Ben Blushin sot dhe nuk e kishte dëgjuar më parë apo kishte kujtuar se atë e hante meraku për PS apo statutin e saj, e ka kuptuar qartësisht se shoku Blushi përmbylli një trajektore gati trevjeçare të nisur me helm grindaveci dhe të përshkallëzuar me baltë Shqupi kundër Partisë Socialiste dhe qeverisë sonë.

Pasi sajoi një debat idiotesk për dashurinë për Shqipërinë dhe nuk la rast pa sulmuar partinë dhe qeverinë tonë në gati tre vjet, ai sot deklaroi haptas se nuk është me socialist. Sepse sipas tij po njësoj sipas Saliut dhe Lulit, të jesh socialist sot do të thotë të jesh kriminel!

Përgjigja e Saimir Tahirit për ish-socialistin ishte e qartë dhe ajo e Arben Ahmetajt i vuri kapakun debatit të nxitur nga Blushi në mungese të Saliut sot në Parlament. Dhe të gjithë e panë se kur Saliu dhe ushtarët e tij bëjnë pushim, është Ben Blushi që nuk lejon të ndjehet mungesa e tyre! Të njëjtat të shara, të njëjtat akuza, të njejtat shpifje dhe gënjeshtra kundër nesh. Madje njëlloj si Saliu, iku në momentin e votimit.

Po sot duhet jemi të gjithë më të qetë! Edhe ne që bëmë gjithçka për të mos e lënë shokun Blushi, të na e merrte Saliu edhe Blushi që u bashkua me Kaçin dhe me qeverinë e vjetër… Kështu thoshte edhe Kaçi dikur: Jam socialist për të shpëtuar PS nga Edi Rama dhe pastaj vetëm kur na u bë deputet me Saliun!… Kurse Blushi tha u lodha duke u përpjekur t’ju bind që të hiqni Edin dhe të më vini mua që ta shpëtoj Shqipërinë nga Rilindja!… Dhe i lodhur na la shëndenë të gjithëve në 100 e ca mijë kriminelëve të PS, që deri në fund të këtij viti do të jemi bërë plot 150 mijë!

Një gjë nuk i duhet mohuar sidoqoftë Ben Blushit: Do të hyjë në histori si deputeti që qysh në ditën e parë pasi partia e tij erdhi në pushtet, nuk shkeli kurrë në zonën ku u zgjodh dhe sa herë e mori fjalën vetëm shau qevrinë e vet!
”, shkruan Balla në Facebook.

Redaksia Online
A.N/ Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi