Balla: Dënimi i Tafajt, arsyeja pse
Saliu ishte sot shumë i shqetësuar
Deputeti socialist, Taulant Balla, shkruan në Facebook se kërkesa e Prokurorisë për të dënuar me 1 vit burg ish ministrin Myqerem Tafaj, ishte arsyeja pse deputetët demokratë i binin tavolinave të Kuvendit dhe pse Berisha ishte i shqetësuar.
Deputeti socialist, Taulant Balla, shkruan në Facebook se kërkesa e Prokurorisë për të dënuar me 1 vit burg ish ministrin Myqerem Tafaj, ishte arsyeja pse deputetët demokratë i binin tavolinave të Kuvendit dhe pse Berisha ishte i shqetësuar. Deputeti socialist akuzon ish kryeministrin dhe dy ministrat e tij të Arsimit, Genc Pollo e Myqerem Tafaj se licencuan universitete private të cilat jepnin diploma pa vlerë.
Postimi i plotë në Facebook i Taulant Ballës "Ja pse Saliu ishte sot shumë i shqetësuar. Ja pse urdhëroi deputetët e tij t'i binin foltores dhe tavolinave. Ja pse Saliu ka mbledhur tani me urgjencë Grupin te SHQUPI.
Sot Prokuroria e gjeti fajtor Ministrin e Arsimit të qeverisë së vjetër të Sali Berishës për mashtrimin e 1869 studentëve, duke i shkaktuar familjeve të tyre një dëm prej 1 milionë Eurosh. Prokuroria kërkon 1 vit burg për këtë ish-ministër të Sali Berishës.
Sali Berisha me Myqerem Tafajn dhe me pare me Genc Pollon licencuan vitrinat dhe kristalinat, duke e çuar arsimin e larte në pikën ku kishte kontrata të tipit: “Dhuron një makinë dhe fiton një bursë trevjeçare universitare”, “Dhuron 800 litra naftë, kontratë e hapur për tre vite dhe përfiton katër bursa studimi trevjeçare ose shërbime të tjera”, “Dhuron 17 kompjuterë dhe përfiton 6 bursa studimi trevjeçare”, “Dhuron punime të ndryshme në duralumin...”. Ky ishte arsimi i lartë i Qeverise se Vjeter. “Materiale të ndryshme në dru dhe përfiton katër bursa studimi”, “Dhuron dy ton tallash në këmbim të dy bursave trevjeçare për titull shkencor. Dhuron raki rrushi, mollë dhe verë dhe përfiton bursë studimi trevjeçare me të drejtë të së dytës në bazë të sasisë së rrushit, mollës dhe verës”. E kuptoni se çfarë vreshtash dhe çfarë lloj distilerish kishte vënë në lëvizje Sali, Myqeremi dhe Genci për të dhënë bursa? “Dhuron një makinë Volkswagen dhe një Chevrolet të përdorur, dhe të dy bashkë marrin nga dy bursa tre vjeçare”, “Dhuron 20 sedilje furgoni si dhe sistem të brendshëm furgoni dhe përfiton dy bursa dy vjeçare”. Ky ishte arsimi larte ne Qeverinë e Vjetër", shkruan Balla në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40