Hyrja në fuqi e ligjit për Dekriminalizimin pas miratimit në Parlament nuk  e ndërpret aspak  mandatin e të zgjedhurve në funksionet publike për aq kohë sa nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.Ky fakt është konfirmuar nga nënkryetari Balla në një intervistë për gazetën Shqip.

Ky fakt nuk nuk pengon aspak këta zyrtarë t'i nënshtrohen procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës brenda 6 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit. Balla shprehet se ky ligj është ndërtuar mbi modelet e BE-së dhe efektet e tij do të jenë të menjëhershme.Çdo person  që e shkel atë do të lirohet nga funksioni publik"-shprehe deputeti socialist.

Mazhoranca dhe Opozita arritën konsensusin për miratimin në parim të ligjit për Dekriminalizimin e Kuvendit por jo për testin e drogës i cili pritet të vendoset në Kuvend në seancën e rradhës

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)