Balla:Dekriminalizimi të prekë 
edhe personat e hetuar si Basha

Balla:Dekriminalizimi të prekë <br />edhe personat e hetuar si Basha
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka kërkuar që pjesë e këtij procesi të jenë edhe ata persona të hetuar, por jo të gjykuar. Ai mori si shembull kreun e opozitës, Lulzim Basha i cili sipas Ballës u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak te raporteve mjekësore nuk u gjykua.
 
“Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo te gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan.”- tha Balla.
 
Lidhur me platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin Balla u shpreh se nuk e ka parë ende, por ka propozuar që të përfshihen në këtë proces Komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA dhe të mos behet show mediatik.
 
“Si kam parë propozimet e PD. Unë propozova që të përfshihen dhe SHBA. Të mos behet show mediatik. Por një proces të qartë konsultimi. Duhet një ekspertizë profesionale nga komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA-së. Nuk mundet që kolegët e opozitës t’i kapin gjerat nga fundi. Duhet të bëjmë një proces që t’i shërbejë çështjes.”- tha Balla.
 
Gjithashtu ai iu shpreh se edhe komisioneri i Zgjerimit në BE, Johanes Hahn ka përshëndetur ecurinë e Shqipërisë dhe Reformat e ndërmarra.
 
“Johanes Hahn ka përshëndetur ecurinë e Shqipërisë dhe Reformat e ndërmarra. U përshëndet lufta ndaj korrupsionit dhe lufta ndaj drogës dhe operacionet e policisë.”- tha Balla.
 
Më tej ai theksoi se element kyç mbetet dialogu politik në Kuvendin e Shqipërisë. Duke folur për marrëveshjen e dhjetorit mes opozitës dhe mazhoarancës, kryesisht për çështjen e dekriminalizimit, Balla thekson se ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë ne njëanshme.
 
 
Marrëveshja e dhjetorit adreson çështjen e dekriminalizimit. Ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë të njëanshme.
 
“Duhet të vazhdojë dialogu politik në Kuvendin e Shqipërisë. Marrëveshja e dhjetorit adreson çështjen e dekriminalizimit. Ky është një proces që s’mund të realizohet në mënyrë ne njëanshme.”- u shpreh socialist Balla.


Redaksia Online
(a.h/shqiptaja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm