Pothuajse i gjithë territori i vendit, është përfshirë nga reshje bore, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të shumta edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka dalë në terren, nga ku po ndjek nga afër punën që po kryhet nga punonjësit e OSHEE në Elbasan për riparimin e defekteve.
Në një postim në mediet sociale, numri dy i PS-së, Balla nuk ka lënë pa ironizuar dhe opozitën, e cila sipas tij jep mend nga divani i shtëpisë.
“ELBASAN. Dëmtimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike janë të shumta për shkak të stuhisë. Gjatë natës dhe sot në mëngjes po punohet për riparimin e tyre dhe po e ndjekim nga afër punën e tyre. Gaztorëve që komentojnë nga divani i ngrohtë, të cilët japin mend pse kështu e pse ashtu, ju them se këto janë kushte atmosferike tepër të vështira. Mirënjohje punonjësve të OSHEE, punonjësve të policisë, shërbimit të urgjencës, të mirëmbajtjes së rrugëve për punën që po bëjnë në terren. #punëjogjumë
O bastard, nje dore kripe nuk hodhe neper rruget e Elbasanit, as skorje qe po qelbet Metalurgjiku nuk hodhe
Përgjigju